8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

Pirro Minella Millona

.”Shiu, vajza e bukur dhe streha e perbashket…”!!!

…Para syve te tij nje cift te rinjsh shtrenguar kaluan nxitimthi. Shi dhe atehere, Tirana njihet per shiun dhe kohen e saj. Ishte vjeshte e pare. Sapo kishin zene shirat ne Tirane dhe te genjente koha per te marre cadren me vete. Niseshe me kohe te mire dhe kur ktheheshe nga fakulteti te priste me shi. Ai sapo doli nga Korpusi Qendror vrapoi neper shi. Ne rrugen ne momentin, qe gjeti nje strehez qendroi u strehua atyj. Po rregullonte frymemarjen. Kur me vrap u shfaq edhe nje femer, dukej edhe ajo studente. Me vrap edhje ajo. Sa pa strehen e shtepise, erdhi. Dihaste frymemarja e crregullt. Ishte lagur e tera . Fustani i holle i ngjeshur pas trupit te hajthshem. Ai e pa me vemendje.Njei trup i bukur, ku dukeshin teper te lakmuara format e tij. Gjoksi i bukur jo i madh, ajo fytyre e paster, lekure te lemuar. Ishin shume afer njeri tjetrit. ajo tundi koken dhe floket e saj te zeza, lidhur ne dy gersheta te bukur, leshuan pakat e shiut ne fytyren e saj. Ato faqe pak te kercyera sa bukur dhe me nje ngjyre te kuqe te embel, hunda pak me maje, tregonin per nje vajze kryenece, pak kapricoze. Dukej tip i shkakthet, nga ato qe ne kohen e tij i thonin “cun harram”. Befas edhe ajo e pa ne sy. Syte e te dyve u kryqezuan. Rrezatuan te dy. Po e shikonte me vemendje cupen, studente. Shiu e kishte prekur ne tere qenjen e saj edhe atje ku askush nuk e kishte prekur. Rridhte ngadale ne hiret e saj, rrugen kishte zgjedhur. Shiu si nje dashnor i perkryer, i kishte lagur floket, rreshqiste me poshte ne buzet e saj te njoma te bukura te paprekura, dhe supet i lagu shiu, ato supe te njoma, ndali tek gjoksi i saj i bukur. E pa me vemendje e cuditshme tha me vete: “Shiu i shuan epshet e veta pa u kundershtuar nga kjo cupe, ndersa buza ime eshte thekur dhe i lepiu me gjuhen e tij”. Bisedonte me shiun i pergjerohesh ti tregonte rrugen per tek hiret e saj, por ai nuk i bindej vepronte me koken e vet dhe rridhte qete qete, se e kishte pushtuar ate cupen e bukur. Ai e ndjeu xhelozine e shiut per ate cupe,i dukej sikur i thoshte me pak shpoti:, -Kjo eshte e imja, ti gjej nje tjeter vashe te bukur….

“”””””””””””””””””””

…” Fatit nuk i shpeton dot, kudo qe te jesh…”!!!

…..Isha student ne vitin e dyte 1976, nje te diele ne muajin tetor po kthehesha nga Elbasani per ne Tirane. Ne tren zura nje mbeshtje me 6 vende dhe sigurisht prisnim qe te beheshim bashkeudhetare me dike te njohur qe te shtynim udhetimin . Ne vagon erdhen 4 vajza elbasanase, qe une nuk i njihja por si cupa te reja me kerkuan vende dhe une u thashe po uluni ketu me mua. Rruga kaloi kendshem, une i pyeta ku mesonin dhe cfare viti ishin Kuptohet qe rruges beme edhe shaka Ato ishin te veshura me rroba ushtarake, se kishin nje muaj zbor ushtarak qe behej ne ate kohe. Kur zbriten une me te vogles i mora canten ushtarake dhe beme bashke rrugen deri sa ato arriten tek stacioni i autobuzit. Vajzes qe i more canten ishte nje bionde e kendshme me nje nishan ne faqe por e turpshme ne bisede. U thashe naten e mire dhe per nje kohe te gjate nuk i pashe me. Ne vitin 1978 ne 14 gusht fillova per here te pare pune ne Uzinen Kokso Kimike ne Metalurgji. Pas nje fare kohe erdhen dhe dy punonjese te reja qe kishin mbaruar shkollen e mesme si teknologe.Nje dite u ndesha perballe me to dhe i njoha njera ishte ishte biondja qe kisha takuar dikur me rroba ushtarake. Sot ishte veshur me nje pale sandale jeshile me nje pale pantallona po jeshile dhe me nje kemishe te holle me duket se edhe ajo me ngjyre te tille. Me njohu u takuam dhe secili vazhdoi rrugen e vet. Nje dite dispecerja e uzines me tha kur e pa bionden -Shikoje kete femer se nuk eshte e keqe ,pastaj ka edhe motren doktoreshe….. Ne vitin 1987 ne shkurt fillova pune si Shef Finance ne Uzinen e Nikel Kobaltit , ishte fillimi i krijimit te administrates se re e cila plotesohej hap pas hapi. Nje dite te bukur erdhi dhe ajo biondja e kendshme me detyre ekonomiste e pagave. E treta e verteta, Pas disa kohesh pasi ishim njohur mire nje miku im perkthyes i gjermaneve, duke pare interesimin tim me thote erdhi koha te vendosesh . Ne fakt edhe mua me pelqente biondja e kendshme. Keshtu filloi historia ime rrugetimi i gjate me bashkeshorten e ardhshme . Nuk thone kot fati kur troket hapi deren Kjo eshte historia e njohjes time me Dolen, bashkeshorten time te perhershme….

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.