9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Pirro Minella Millona

….” CoronaVirusi… “Nusja dhe shtetrrethimi”…”!!!

….Erdhi ora per u ndare me cupen dhe cunin e ardhur nga larg.Ora 5.15.Taksia priste ne fillim te rruges AE 246 T. Mu kujtua episode nga Filmi “Nusja e Shterrethimi” keshtu ngjante sot Tirana ime… Rreshqiste taksia rrugeve te Tiranes. te boshatisura, te shkretuara, te heshtura, vetem erresire gjeta. Mungonte gjalleria e njezerve, te te qeshurave te shkujdesura te te rinjve qe ktheheshin dikur nga klubet plot zhurme e muzike. Tirana me ngjante sikur qante.Dritaret te mbyllura, grilat ulur, dergjet Tirana ne kete erresiren e shkrete. Tek tuk ndonje drite mbase e harruar rrinte ndezur. E percolla me sy ate drite ndezur. Ndoshta dikush pret qe erresiren ogurzeze te Tiranes ta vrase, pret qe heshtjen ta thyeje, ta perzeje ate qe ka uzurpuar mbare Tiranen. Dikush brenda dhomes se vet, pret qe nga ngjyra te mbulohet, ndoshta nje perqafim, do e vriste kete heshtje ta rrezonte te mundur ne kembet e veta. Mbase dikush me nje puthje pasionante ketij qyteti do ti jepte jete, drite. Dikush te qeshe, te puthet, te kafshohet te eksitohet, te tregoje hiret e veta lakuriq dhe te luftoje me trupin lakuriq te partnerit te saj.

Heshtja e dorezuar zvarre do te bjere e mundur nga ngjyrat e pasionit, nga ethet e dashurise se cmendur. Ajo drite aty lart rrinte ndezur sikur me persolli mesazhin, se ka edhe pak shprese. Taksia mbriti ne Rinas. Sa here e kam bere kete rruge, por si sot jo. Aq i pikelluar, aq i trishtueshem. Koken e mbaja nga dritarja qe Kemi mos mi shikonte lotet qe rridhin ashtu vrullshem, ndjeja kripen e loteve ne gjuhen time. Pak njerez, sa pak njerez kishte brenda, Edhe aty heshtje, vetem shikime me njeri tjerin. U urova rrugen e mbare Klodit dhe Kemit dhe mora rrugen e kthimit. Shoferi kishte vene muzike te qete si per te me dhene zemer se nuk jam as i pari dhe as i fundit. Kushedi sa percjellje te tila ka qene prezent ai. E “perzura” cupen sot, isha une qe insistova qe te ikinin nje ore e me pare se permasat e “CoronaVirusi” do te merrte pershkallezim te papare. Isha une ne fillim qe insistova qe Klodi te rrinte te pakten deri ne date 24 mars, qe ka datelindjen e saj te tridhjete. Kishim bere plane qe te vinte dhe “Taramelja” nga Serbia dhe te mblidheshim te gjithe. Ku i dihet sfides sone te ardhshme . Por perbindshi “Corone” e ka “mprehur: shpaten dhe ka filluar te godase, te thithe gjak njeriu, ate me te pa mbrojturin, me te pafajshmin, moshen e trete. Perse valle. Kush pjelle je ti e gjarperit dhe lakuriqit te nates. Kush dore mizore, gjakatare, shkaterruese e ka hedhur ne veprim. Mos ne vendin tim te lodhur shume, ke nevoje per viktime eja jam gati vullnetar te dal une. Ku e do sheshin e betejes. Dakort tek “Skenderbeu” po dal i vetem i paarmatosur po te ve ne pellembe shpirtin tim. Ngopu me mua, por mos me kete popull te lodhur nder keto vite, te raskapitur, te vjedhur, te masakruar…. Tirane ora 5.50

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.