…E prisja ta takoja, se kishim komunikuar shume ne rrjet, por desha ti degjoja zerin, ti shikoja syte e saj. Dhe nje mengjes me ben zile dhe pasi me uroi miremengjes, me tha se ishte e lire te pinim nje kafe te dy. E lashe aty afer pallatit tim, ne nje lokal te mire, por edhe te qete. E gjeta aty. Ishte me e bukur se sa ishte ne fotot e saj ne rrjet. U perqafuam fort, i kam thene se je “motra” e vogel. U rehatuam ne kolltuk. E pashe me vemendej, nje fytyre teper e bukur, por sic me ka thene edhe ne “tiger” kthehej kur behej fjale per familjen e saj. E dija qe ka nje histori teper te dhemshur, te trishtueshme shume,deri ne kufijte e te paimagjinueshmes.
U rrita nje femi i bukur e perkeledhur nga te gjithe, por harrova se po rritesha, vetja me dukej akoma nje femije e llastuar. Por nuk e gezova as adoloshencen, kurse sot them, se te gjitha etapat e jetes timne jane djegur. Rroj vetem per femijet e mi.
Kur isha 16 vjec me ndodhi tragjedia e jetes time.Nuk e di si perfundova ne ate qytet larg qytetit tim. Kur u permenda e ndjeva, qe isha perdhunuar shtazerisht. As fryme nuk merrja dot, asgje.Me mbajten te mbyllur ne ate dhome disa dite. Famija ime erdhi dhe per ta mbyllur si ngjarje te tmerrshme, u detyrova te martohem me perdhunuesin. Tmerret ti tregoj dheut kur te futem ne te. Nuk kisha rruge tjeter une isha “pengu” i familjes time, ne rast te kundert do te zhduknin tere familjen time. Edhe sot te turbullta i kam aresyet.
Nuk durova dot dhe pasi u hapen kufijte erdha ne emigrim. Me dy cuna “kerthi”. Kam punuar dhe 12 ore ne dite ne kembe per ata vocerrake, qe me prisnin si zogjte me sqep hapur qe ti ushqeje nena e tyre. Kalova vite teper te renda. Por u bera edhe burre, se grua nuk u bera asnjehere.
Ajo rrefente dhe te dyve lot na rreshqsin nga syte tane, koken e kishte vene ne supin tim, une e kisha perqafuar dhe ashtu ndenjem gjate, aty kisha “Sokoleshen” e heshtur te diteve tona.
Pasi e mblodhem veten te dy, filluam te diskutojme per shume probleme te jetes. Ajo ka nje shpirt te bukur poetik. Tregimet e saj jane magjepse, nuk e lane te lulezonte.
Kurse sot ajo dergjet e semure, ne shtrat nga trajtimi shtazarak qe i ka bere trupit te saj.
…Jo, “Motra” ime edhe kete sfide te jetes tone ti ke forca ta perballosh, une te njoh ate zjarr, qe ke perbrenda shpirti tend. Mos e lesho veten, do te behesh mire e kemi lene ne behar do te vij une ne qytetin tend te me presesh si zonje e bukur shtepie. Mos harro se se shpejti do te behesh gjyshe dhe gjyshe teper e bukur. Ti je zambak i bardhe
E di qe do te shkrehesh ne lote, ben mire nxirre tere dufin nga shpirti yt dhe pastaj lufte kunder kesaj “Kolere te Perbotshme” qe na eshte ngjitur dhe nuk na leshon…..
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””
..”Malesorja bukuroshe, qe me ka mbetur ne kujtesen time e pashlyeshme…!!!!
…Duhet te ishim ne vitin e dyte student viti 1977 dhe si grup vendosem per daten 17 janar ne pervjetorin e Skenderbeut te shkonim ne Kruje per nje vizite dhe te drekonim aty. U nisem te gjithe dhe per rreth tre apo kater ore shetitem qytetin morem me vete fotografen e qytetit nje grua e forte si burre e cila ishte halla e nje shokut tone dhe beme shume fotografi te bukura. U kthyem te kenaqur ne darke ne Tirane.
Pas nje jave shkova une per te marre fotografite qe kishim bere. Hyra ne studio dhe nuk nxora ze u habita nga ajo mrekulli qe mu shfaq para syve te mi.
Ne karrige ishte ulur nje vajze e re per te bere fotografine e pasaportes pra duhej te ishte rreth 16 vjecare. Nje malesore teper e bukur Nen dritat e fuqishme te prozhektoreve dukej e skuqur fytyra e saj aq e lemuar aq e paster aq engjellore Ato floket ngjyre te zeze te hedhura mbi supet e saj. Ata sy teper te vecante larushe ja shtonin se tepermi hijeshine e saj.Ato faqet pak te kercyera te bukura Hunda e vogel pak e ngritur perpjete dhe shume e rregullt.Mbi te gjitha binin ne sy buzet e saj gjysem te hapura o zot tere tul te kuqe. A thua zoti ate dite e kishte pikturuar me kujdesin me te madh ne cdo detaj. Mbeta nje cope here nuk flisja .Me permendi zeri i fotografes e cila e pa interesimin tim dhe e zgjati me shume procesin e fotografimit. Edhe rrobat megjithese te krahines i shkonin per mrekulli atij shtati te larte selvi.
Mora fotografite nuk u hodha asnje shikim dhe duke u zvarritur dola perjashta. Mora rrugen e kthimit me imazhin e saj ne shpirtin tim ….
Kane kaluar shume vite, jane rrokullisur plot ngjarje ne jeten time, por ajo malesorja eshte akoma ketu ne rrjeshtat e mi, eshte e para dhe e fundit. Mbyll rrjeshtat cdo darke dhe ajo perseri fshehurazi hyn ne to. Nuk e paskam kuptuar qe ajo paska qene muza ime e pare muza e frymezimit djaloshar.
Ajo ka mbetur ketu, eshte loti mes rrjeshtave te mi, eshte mbremja plot gezim dhe nata e harbuar, eshte zgjimi i bukur. Cudi tere kete kohe me dhjetra u jane afruar rrjeshtave te mi hyjne dhe dalin te trembura se aty te gjejne ty malesorja ime hyjnorja ime….