18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 2 Korrik 2025

Pirro Minella Millona

..” Te pres buze detit, vala e tij me tha ne vesh, se ti do te vish…!!!”Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe jashtë
….Buze detit si zakonisht cdo mengjes heret, ku sapo rrezet e para te diellit kane puthur bregun e detit. Ketu te pres me veshtrimin e hedhur larg ne horizont, e mban mend ketu kane mbetur gjurmet e tua bregut te detit ne shetitjet e gjata qe benim ne darke vone. Deti shume here me dallget e tij eshte munduar ti fshije, por ato dallohen edhe me qarte.
Te pres ketu ti e di, ku silueta vezullonte dhe konkuronte me perendimin e magjishem te diellit, ajo mbrohej nga valet lozonjare qe luanin me te.
Te pres ne flladin e mengjesit te praruar te fresket, aq joshes, kur bashke me jodin qe thith me tere mushkerite ka mbetur edhe aroma jote e asaj gushes se embel.
Sa mall bashkohet me lotin e kripur qe kane folene aty poshte qepallave te syve te tu te lodhur nga pritja e gjate, por te sigurte se do te vish nje mengjes te fresket.
Te pres, duke bashkuar lutjet e mia, duke ju drejtuar qiellit te vetmuar ku me mungon ti aq shume, por jam i sigurte se ti je nisur per te ardhur tek une.
Te pres bregut detit edhe kur bashke me egersine e dallgeve te tij, shtohet edhe stuhia e loteve te mi, qe nga shpirti im i thelle malli per ty i shtyn me force drejt teje.
Te pres edhe kur bregun e detit e mbushin njerezit dhe syte e mi nuk lodhen se kerkuari atje ne mes te turmes, syte e tu driten e tyre.
Te pres, te pres gjate, por e di qe do te vish, kjo pritje per ty mbush boshllekun qe le me ikjen tende.
……Te pres pa u merzitur nga kjo pritje se nje dite do te vish ketu ku u ndame ate nate te bukur…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.