30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Pjetër Ndrecaj

 

Dridhja telin karadyzenit
Koha dasmave
Po kalon
Jemi mësue
Më u hedh në valle
Këtë ver mbetëm
Për pa lue
Eja bashk
Të dalim në male
Ndoshta vallet
I kam harrue
Du me pa
Si me shkon vallja
Ka zenë pesha
Me më rëndue
Trupi im
Me u deformue
Du me pa
Sa jam e zonja
Vallën rishtas
Due me lue
Se dikur
Me kan thënë valltare
Vellen mirë
Kam dit me lue.
02.08.2020 Autori: Pjetër Ndrecaj
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe jashtë
I rebeluar jam
Ç’do gjë është e kot
Tani po me humb durimi
Keq sjellët kjo bot
Është e pakuptuashme
Çka mendje sta thot
Shuhen jet njeriu
Vrasje e kot
Këtë se kemi nga përendija
Por na vrasin kot
Shekulli i satanit
Do e përlaj këtë bot
Lufta teknologjike
Po shkatrron një bot
Sdin njeriu njeriut
Për ç’fare ti thot
Çdo qast ikin njerzit
Bëhën vrasje kot
S’ka zemër as sy
Të derdh më lot
Kjo pun u bë loj
Që po dridh një bot.
20.07.2020 Autori : Pjetër Ndrecaj
Imazhi mund të përmbajë: oqean, re, qiell, jashtë dhe ujë
Ne të dy
Dikur ishim bashk
Tani më le vet
Por kado që sjellem
Prap të kam në jet
Çdo hap me shoqëron
Ditë edhe natë
Kado më përcjell
Si për inat
Pran meje qëndron
E se flet një fjal
Dashurin që kisha
Ty ta kamë fal
Sdesha të lëshoj
Por stë ndalova dot
Rruga na ndau
Ike në tjetër bot
Mue me le me mall
Dhe me mbytën lot.
21.07.2020 Autori : Pjetër Ndrecaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.