Pjetër Nikolla, studiues dhe krijues letrar

TE MBROJMë HISTORINE TONE TE LAVDISHEME Nga Pjeter Nikolla, studiues dhe krijues letrar.

NUK MUND TE MOHOHET DRITA E DIELLIT AS ORIGJINA SHQIPTARE, PELLAZGO-ILIRE Të bën përshtypje se të gjithë fqinjët tanë, Greqia, Serbia, Maqedonia, Italia që na rrethojnë e kanë të shkruar historinë e tyre të lashtë, kurse Shqipëria në qendër të tyre nuk e ka të shkruar historinë e saj të njëkohëshme krahas tyre! Historianëve të këtyre vendeve fqinjë dihet se nuk iu intereson historia e Shqipërisë dhe në historitë e tyre, për Shqipërinë, ose nuk kanë shkruar gjë fare ose kanë shkruar për interesat e tyre. Akademia e shkencave të Maqedonisë në enciklopedinë e re bot. v. 2009, përsërit atë të serbëve, duke mohuar autoktoninë e shqiptarëve. Historianët maqedonas harrojnë se kanë kundër tyre faktet historike se serbët e bullgatët “sllav”, erdhën në Maqedoni në shek. VI-VII të Erës Sonë, dhe aty gjetën shqiptarët; horrojnë se arkeologu i njohur maqedon, Lahtos ka zbuluar e deklaruar faktin e pamohueshëm nga gjetjet arkeologjike në Trebenisht, ngjitur me Ohrin, se është banuar nga ilirët që në shek. VIII-VII pr. K. , apo pretendimet absurde të shovinistëve grek për të ashtuquajturin vorio-epirin etj, duke sajuar e trilluar gënjeshtra për të mohuar identitetin e shqiptarëve. Për të sensibilizuar opinionin dhe jashtë Shqipërisë kam përkthyer anglishtë kapitujt kryesor të librit, “Mirdita dhe Identiteti Kombëtar”, bot. 2009, në të cilin janë trajtuar problemet e lashtësisë dhe të autoktonisë pellazgo-iliro-shqiptare. Ashtu edhe librin, “E Verteta e Mitologjisë Iliro-Pellazge”. ( bot. v. 2008), kam paraqitur me dhjetra e dhjetra argumente shkencore për të treguar se kultura e qytetrimi pellazgo-ilir është mohuar e përvetësuar nga kultura helene (greke) dhe romake. Kam theksuar nevojën e bërjes së historisë të kohës së vjetër, si të gjitha vendet e tjera që na rrethojnë, që e kanë historinë e tyre të shkruar dhe kam argumentuar me fakete shkencore lashtësinë dhe autoktoninë pellazgo-iliro-shqiptare, si me e moçme, në Ballkan, Europë dhe më gjërë. Studentët tanë mësojnë ato që kanë shkruar të huajtë kundër nesh, duke falsifikuar dhe mohuar historinë e vërtetë të kombit shqiptar. Edhe ajo pjesë e historisë e shkruar që kemi mësuar nuk është e saktë dhe e plotë, sepse është shkruar me enteresa dhe influenca të huaja! Në përgjithësi pranohet se duhet bërë historia. Edhe politika e pranon, por në fakt asgjë nuk lëviz. Duhet nënvizuar fakti se kombi shqiptar është nëpërkëmbur historikisht, e kanë sulmuar, pushtuar; e kanë coptuar, i kanë privuar të drejtën e shtetit, i kanë ndaluar gjuhën, shkollat, etj. Në librin e tij Robert d’Angely me titull:” L’enigme Les Pelasges” thekson fuqishëm:” Ajo që na ka nxitur të përpilojmë këtë vështrim historik që ne e quajmë enigmë e zgjidhur, është në rradhë të parë, denigrimi sistematik nga ana e serbëve dhe e grekëve e gjithshkaje në të gjitha epokat.” Mëtej vazhdon: “ I gjithë territori i Ilirisë, që nga lashtësia e deri më sot, ka qenë pellazgjike ose Shqiptare, pastaj është komplloti i heshtjes që e pasoi këtë denigrim, së fundi janë gënjeshtrat historike të përhapura nga dy të interesuarit me synimin e vendosur plotsishtë për të falsifikuar të vërtetën për shqiptarët, duke krijuar paragjykime false tendencioze për t’i atribuar vehtes sidomos atë që u përkët shqiptarëve të sotëm”. Gjersa ka historian të Europës që e thonë fuqishëm këtë të vërtetë historike, pse duhet të heshtin historianët tanë!? Europa e të tjera shtete nuk u mjaftuan me tkurrjen e territorit të Ilirisë dhe më vonë më 1913 me copptimin e Shqipërisë, të cilën e ndan në pes shtete: në Maqedoni, Serbi, Mali Zi, Bullgari dhe Greqi, dhe duan të mohojnë dhe origjinn e shqiptarëve. Në fakt shkencëtarë e historianë të lashtë, pranojnë se: Shqiptarët janë autokton, ( G. Von Hahhn Albaneische Studien, I, f.215), Janë një popull shumë i moçëm, (A. Baldacci, II paese degli Sciptari Albania I , f.8). Shqiptarët janë pasardhësit ma të parë të gadishullit ballkanik. (J.S. Barnes II futuro stato d’ Albania, f. 4), Janë një nga popujt më të moçëm të Europës. ( A. Brunialti, Gli Eredi Della Turchia, f. 115). Një nga popujt më i moçmi i Botës (J. Bourcart. L’ Albanie en 1921,,f.298). Eshtë deklaruar dhe argumentuar se ilirët janë pasardhës të pellazgëve, që nga Homeri, Herodoti, Straboni, Hesiodi, e deri tek Albanologu Gjerman G. Von Hahn, i cili në veprën e tij, Albanesische Studien, mbi zanafillën e shqiptarëve shkruan se: Tezat tona janë këto: 1.-Epirotasit e Maqedonët edhe në koh të Strabonit nuk ishin grekë, por barbarë( barbarë, ishin pellazgët që nuk flisnin gjuhën greke). (Albaneische Studien, I, f.215). 2.-Epirotasit, maqedonasit dhe ilirët kanë të njajtën zanafillë. (Albaneische Studien, I, f.215). Edhe disa historianë tanët ishin të këti mendimi si: 1. Hjeronim de Rada, thekson se, shqiptarë janë pasardhës të ilirëve e pellazgëve.“Conferenze sull’ Antichita della lingua Albaneze, Confer III, f. 27) 2. Dhimitër Kamarda, argumenton se, pellazgët janë stërgjyshët e shqiptarëve. : (Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albaneze, f.LIII) . 3. Mikel Marchiano, shkruan se, ilirët janë pasardhës të pellazgëve. (L’Albania el’ opera di. De Rada,f. 254). 4. Zef Skiroj, tregon se, pellazgo-ilirët janë paraardhësit e shqiptarëve.: (Cli Albanesi e la cuestions Balcanica, K.I). 5. Dora d’ Istria, shkruan se, ilirët janë zotër të gadishullit ballkanik dhe pasardhës të pellazgëve. ( La Nazionalita Albaneze, f. 12) 6. Dhimitër Pilika, argumenton se, helenët përvetësuan kulturën dhe qytetrimin pellago-ilir, helenët ashtu si dhe romakët përvetësuan hyjnitë pagane të mitologjisë pellazgo-illire etj. (Pellazgët dhe origjina e jonë e mohuar, Tiranë 2005, f. 359-417). Mirpo grupime historianësh europian e të tjerë, duke parë se iliro-pellazgët kishin emigruar para dhe pas luftës së trojës gati në gjithë Europën si: në jug të Francës, në veri të Afrikës; në Itali fiset: Mesap, Daun, Japid, Kalabrët, Arbëreshët, Etruskët; kufi me Italinë, në Austri, Venetët; në Gjermani afër Mynihut, në Dekendorf Arbërit; në Ukrahinë Albanët, etj, këta historianë u trembën, të ndikuar edhe nga shovinistët tanë fqinjë, u tërhoqën nga e vërteta se ilirët janë pasardhës të pellazgëve! Kështu ilirëve e shqiptarëve ju mohuan origjinën e tyre! Për të justifikuar këtë mohim të papranueshëm, falsifikuan të vërtetën e historisë dhe sajuan një gënjeshtër se: ” Pellazgët nuk ishin një popull i veçantë, me cilësi e veçori të posaçme, dhe se pellazgët tregonin të gjitha popullsitë parahelene të Greqisë, Italisë, Azisë perendimore”), etj. Kështu Kombit pellazgo-iliro-shqiptar i mohuan prejardhjen e tij, i quajtën: “iliro-shqiptarë” me zanafillë “Thrrako-ilire”! Duke mohuar lidhjen e ilirëve me pellazgët!? Në përmbyllje të këtyre gënjeshtrave mashtruese të mohimit të origjinës së Kombit Shqiptar, deklaruan se, ata që mendojnë ndryshe janë diletantë dhe nuk merret askush me këta! Por thrakët dhe ilirët e kanë një origjinë, si çdo popull tjetër. Të mos harrojnë këta barbarë se ka fakte të pamohushme historike se: dardanët krijuan Trojën. Atje janë emertimet toponime, të cilat i tregon Iliada e Homerit, deri tek Dardanelet. Në Kretë, janë emërtimet pellazge dhe ilire. Territori ku kanë jetuar dardanët, në Ballkan, ishte pellazg dhe më vonë u qujtë Ilir. Nuk mund të mohohet etniciteti Ilir i dardanëve të lashtë dhe të tanishëm, gjersa dardanët edhe sot në Kosovë janë Ilirë. E vërteta është se të gjithë këta studiues e historian që duan ti nxjerrin pellazgët, nga horizonti i tyre studiues, nuk bëjnë asgjë tjetër, por futen në qorrsokake. E këto qorrsokake i motivojnë me falsifikime, sajesa e fantazi të tyre, për interesa shoviniste për të mohuar origjinën e shqiptarëve pa vertetime shkencore. Fatkeqsisht studiues dhe historian shqiptarë pajtohen me këto mohime shoviniste të origjinës së kombit të vet, një kob i cili nuk ngjanë askund në botë! Pranojnë se pellazgët nuk janë paraardhës të përbashkët të ilirëve, atëhere duhet të jenë paraardhës të veçantë të ilirëve!? Këto gjunjëzime dhe këtë inferioritet të ulët e hedhin poshtë, gjetjet arkeologjike, emërtimet pellazgjike, gjuha pellazgjike, shkrimet pellezgjiike, etj. të cilat nuk mund të mohohen, kurrë faktet historike nuk mohohen. Sipas Iliadës së Homerit, Kreta ka të bëjë me qytetin e Trojës, Apolodori shkruan: Sipas Homerit, “Dardani është stërgjyshi mitologjik i dardanëve, ka lindur në Kretë”. (Homeri, Odisea, kap .XIX v. 173). A mund të mohohet se, dardanët, me Dardanin në krye emigruan në Azi të Vogël. Dardani atje ndërtoj qytetin Ilit (Trojën e njohur në Azi)!? A mund të mohohet se dardanët ndërtuan qytetin Dardanele!? A mund të monojnë se vepra madhore ngushtica e Dardaneleve , ka emertimin dardan, emertimin ilir, dardhar!? A mund të mohohet ndërtimi i Trojës nga dardanët pellazgo-ilir!? A mund të mohohet emri birit të Dardanit, Ili, emër iliro-pellazg!? A mund të mohohet se Ili vdes dhe qytetin e merr i vëllaj, Eriksoni i cili lidhet me Athinën!? Në Athinë thuhen gojdhëna se Athinasit jetuan në trojë të Azisë së Vogël. A mund të mohohet se atninasit nuk vinë nga një fis, por nga disa fise ilire si Lopët, Molosët, Thesprotët, Dardanët, etj !? Pra janë ilir. Kurse Herodoti deklaron se: Eolët dhe Jonët ishin pellazg, (VII,95). Homeri Tsalinë e quan fushë pellazgjike. A mund të mohohet se njerzit e parë që banonin në vendin ku sot quhet Greqi, quhej pellazgji!? Herodoti, (A, 56,57,-B171) Sipas Homerit, Pellazgët dhe ilirët trojan dalin të lidhur shumë me Kretën. ( Homeri Po aty kap.XIX, f. 177). A mund të mohohet se Dodona e Janinës se ajo ishte pellazge me zeusin pellazg!? Kur Homeri në “Iliadë”, shkruan”… Ti Zeus, Mbret i Dodonës, Perendi e kahershme pellazge, që mbretëron në Dodonë”. (Homeri, “Iliada”, (XVI, 233). A mund të mohohet se, epirotët e Janina nuk ishin ilir, sepse epirotët janë ilir!? Stefani i Bizantit shkruan:”… Dodona qytet i Mollosisë në Epir ku ndodhet Zeusi i Dodonës. Pra Epiri i përket Ilirisë. Shembuj të tillë ka me qindra dhe së fundi: A mund të mendohet se ilirët e shqiptarët nuk e kanë origjinën e tyre nga pellazgët, kur kemi gjithë këtë fakte shkencore!? Kundër këtyre mohimeve dhe falsifikimeve, Prof. Dhimitër Pilika, ka shkruar librin me titull: “Pellazgët dhe origjina jonë e mohuar”, Një libër me vlera të jashtzakonshme në mbrojtje të së vertetës të historisë së kombit shqiptar. Zhgënjyese është se në vitin 2001, Prof. Muzafer Xhaxhiu, Fakulteti i Historisë e Filologjisë Tiranë, botoi librin me titull “Letërsia Antike Greke”. Në këtë libër është shkruar tekstualisht ashtu si kanë shkruar historianët shovinistë grekë, duke mohuar të vërtetat e historisë dhe të kulturës pellazgo-iliro-shqiptare. Në vitin 2002, po ashtu prof. Muzafer Xhaxhiu ka shkruar librin universitar në Shqipëri me titullin “Letësia romake”. Është e habitshme që edhe në këtë libër janë mohuar të vërtetat e historisë dhe të kulturës sonë të lashtë për shembull: “…nga fiset që nuk flisnin ndonjë gjuhë italike ishin etruskët të ardhur nuk dihet se nga në Itali në shek. VII pr. K….”.(f. 11). Si nuk e ditka profesori që shkruan librin për historinë e letërsisë romake, dhe nuk i pëmend fare faktet që kanë shkruar mjaft historianë se etruskët janë njëri nga fiset më të rëndësishme pellazgo-ilire!? Mateo Aref shkruan: “…Ilirët kanë për stërgjysh pellazgët që bashkë me etruskët (një fis tjetër pellazgë), përbëjnë themelin e dy qytetrimeve më të mëdha perëndimore, atë grek dhe romak. Eshtë provuar se qytetrimi grek ka lindur pas shek VII. pr. K. (“Pellazgët Antikë”, Paris 7.6.07). Po në këtë libër universitar shqiptar të botuar në vitin 2002, theksohet: “… Në të vërtetë romakët njiheshin me mitologjinë greke qysh më parë, në saj të artit të etruskëve dhe të kulteve që ata kishin marrë nga grekët…”. ( f. 22). Si është e mundur që profesori, apo ata që e kanë shkruar e redaktuar, nuk e dinin se është e kundërta; sepse nuk e morën mitologjinë dhe artin e kulteve etruskët nga grekët (një absurditet qesharak), por grekët e morën mitologjinë dhe artin e kulteve nga fiset pellazge: etruskë, mesapë, japigë etj, të cilat e dërguan në Itali!? Dr. Moikom Zeqo tërheq vëmendjen: “… Pikrisht në Italinë e Jugut, janë gjetur nga arkeologët, disa qindra mbishkrime të quajtura skripta contima të një dege të madhe të popullit ilir, më saktë të fisit ilir të mesapëve. Shkrimet mesapike janë mbledhur dhe janë botuar nga dietari i shquar Bonfante, i cili është marrë me shkrimet mesapike dhe është i bindur kategorikisht se mbanin gjuhën ilire”. Shteti, Akademia e shkencave, akademikët, historianët, nuk janë për të thënë se, “ Nuk kemi fakte dhe argumente të mjaftueshme shkencore”, por të bëjnë detyrën e tyre, t’i gjejnë faktet shkencore, sepse ato janë, por mungon inisiativa e zhytur në pasivitet, për të mos thënë se po neglixhojnë dhe po bëhen palë me mohuesit shovinitë, kundër vendit të vet!. Njerzit e “dijes” brënda dhe jashtë Shqipërisë ta ngulisin në kokë se shqiptarët nuk duan gjë tjetër, pos që atë kulturë dhe atë qytetërim që i pëket rrënjëve të lashtësisë së tyre, që të shkruhen e të bëhen të ditura, si çdo vend tjetër europian, as më pak dhe as më shumë, sepse studentët shqiptarë po mësojnë ato të pavërteta që i kanë shkruar të tjerët kundër nesh.

Pjetër Nikolla, studiues dhe krijues letrar 24 Nëntot 2020.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.