Shqiptarë kthellojuni!
Sot armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë dhe të Kombit janë ata që po bëjnë propagandë radikale islame antishqiptare hapur dhe me intensitet. deri edhe kundër Shën Terezës dhe Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), për intensifikimin e fesë islame dhe riturqizimin e Shqiptarëve, me ndërhyrje nga Turqia, të bashkërenduar me shovinistët serbë dhe me Rusinë.
Ç’janë këto medja shqiptare antikombëtare që pa pikën e turpit thërrasin njerëz antishqiptar të cilët i lënë të vjellin kundër shqiptarëve dhe kombit!? Sic u lejuan historiani Paskal Milo, i cili mohoj Skenderbeun! Duke thënë se Skenderbeu nuk luftoj për Shqipërinë, por për krishterimin dhe nëna e Skënderbeut nuk ishte shqiptare por sllave! Apo analisti Mustafa Nano i cili shprehet në mbrojteje të Paskal Milos!? Apo të tjerë të cilët arrinë të deklarojnë para medjave se i gjithë ballkani ishte helenë! Ka më tathtarë se këta!?
Propaganda antishqiptare synon t’u ndalojë shqiptarëve integrimin europian dhe t’i këthejë drejt errësirës se kaluar të kombit shqiptar!
Si është e mundur që para medjave tona, ”historianë” (të ahtuquajtur), imam e hoxhallarë, arrinë deri aty sa të mohojnë shqiptarët e Kosovës dhe deklarojnë: ”Pushtimi osman solli kolonizimin e Kosovës me shqiptarë, se përpara nuk kishte shqiptarë në Kosovë, biles shumë fise serbe që
gjendeshin në Kosovë pranuan islamizimin dhe u shqiptarizuan”!
Ja, këta janë ”historianët”e ”dijetarët”e Islamit në trojet shqiptare, të cilët ia kalojnë edhe shovinistëve serbë.
Si është e mundur që në Kosovë ka raste që në shkolla të bëhet një orë mësimi për Fenë Islame dhe të falen nxënësit brenda në shkollë?!
Kjo është vërejtur në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu”,Tërnoc i Madh, në Luginën e Preshevës e në ndonjë rast tjetër.
Si është e mundur që në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedonine e Veriut, janë lejuar të hapen shkolla të Besimit Islam! Kur Turqit në Shqipërnë e pushtuar ndaluan shkollat shqipe dhe hapën shkolla turke!
Si është e mundur që tani më 2017 vjen presidenti turk Erdogan dhe inauguron në
Prishtinë (së bashku me presidentin e Kosovës) xhaminë e restauruar me emrin e Sulltan Mehmet Fatih, armik e masakrues i shqiptarëve, sepse vrau, masakroi e skllavëroi mbi 300.000 shqiptarë.
Sot Presidenti Turk në Serbi investon në industri të ndërtohen fabrika, kurse në Kosovë investon për të ndërtuar xhami!
Si është e mundur që sot disa hoxhallarë deklarojnë mohimin e tokës, gjuhës dhe traditave shqiptare siç janë:
-Hoxhë Irfan Salihu në Kosovë ka deklaruar: “Shqiptarët nuk duhet të varrosen në tokën
shqiptare. Kush e do Nanë Terezën dhe Skënderbeun të mos varrosen këtu, sepse është tokë muslimane dhe turko-arabe”?!
E tmerrshme!
-Hoxha i Madh i Pejës ka deklaruar: “ Të lutesh serbisht e arabisht nuk është haram, por të lutesh shqip të djeg zjarri i xhehnemit”!
Hoxha i Gjilanit në Kosovë deklaron se: ”..Gjaku i jobesimtarëve është pija më e
mirë për myslimanët”!
Çfarë duhet të bëjë më shumë që këta palo hoxhë të kalben në burg?!
Hoxhë Omer Bajrami nga Kosova gjithashtu ka deklaruar:
“ Haram ashtë vetëm martesa me vajzën tënde, ndërsa me vajzat e tjera të rrethit familjar, si psh, me vajzën e axhës, dajës, tezes, apo të hallës asht hallall. Kush thotë se asht haram del kundër fjalës së Allahut”?!
Si është e mundur që aktualisht sot në Shqipëri, Kosovë dhe te Maqedoninë e Veriut,
janë harlisur shfaqje të veshjeve turko—arabe, apo dhe raste të mbajtjes së ferexheve nga
gratë!?
Si është e mundur që, qeveritë e Kosovës e të Shqipërisë lejojnë shkeljen e ligjeve te mbrojtjes kombetare, ligje kushtetuese të këtyre shteteve?!
E, me gjithë këto bëma e deklarime poshtëruese për fenë e krishterë dhe për shqiptarët, kleriku i famshëm katolik Patër Gjergj Fishta në kohën e tij ka deklaruar: