9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

PO NA VIJNË

Gani Orana

PO NA VIJNË..L'immagine può contenere: cielo, spazio all'aperto e natura

Po na vijnë bashkë me Pandemi
Qielli po e humb ngjyre kaltërsi..
Po na vijnë keta Ujqit e Zi….
T’na i sulmojn kopet me Dele e Dhi!

Edhe Dielli ditën nuk do t’na rrezoj…
Po dhe Hëna ndriqimin do e ndaloj,
Athua edhe bilbili nuk do t’këndonë
Apo mos vallë quqja do të na vajtoj?

Ah more Ujq.O ju Ujqit e Zi….
Mos na i humbni keta të ri…
Mos t’na marrin n’sy burrat botes
Po ruajani atë aromen e mimozes !

O ju bijt, e biajt e nënes loke…
Si do ti dilni perballë Korones?
Shumë Ujq të Zi na kanë rrethue,
Si do të mundemi me shpetue..,?

Se s’flisni n’gjuhë tyre me u largue?
Vështirë është shumë me i kuptue,
Sepse ulurimen ata kur ta lëshojnë
Njëqind tinguj atyre ju tingëllojnë..!

Gani Orana./20/03.2020/HD-Germany.

VJEN NJË DITË

Në jetë të vjenë një ditë
Që ka për të dhënë dritë
S’do të jetë si e djeshme,
Do të jenë ditë e vlefshme!

Do të vrapojn hiq pa u ndalë
Do t’mundohen me kenë t’parë,
T’ja thojmë fjalës n’pjedistal,
Të tregojm se jemi shqiptarë!

Do të vjenë ajo e bukura ditë,
Kur do shohim atë rreze dritë
Pë çdo vepër e kryer me nderë
Që do t’na shërbej sikur vlerë!

Do t’ulen të gjithë në një ulse,
Do jet vetëm një ide shëruese
Për çdo ditë të ëndrrueme…
Se bashkarisht është e mundshme!
Gani Orana.17/03/2020/HD-Germany.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.