28.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

pOETI DHE SHKRIMTARI:Eduart Veli

Kjo është” Garden Villa Veli”Ksamil !
Vizitojeni faqen tonë !Tashmë ka filluar turizmi në Ksamilin e rindërtuar si dhe në Vilën tonë të rikonstruktuar!Garden Villa Veli Ksamil_6
Ne po ju presim !
“Garden Villa Veli “ka hapur krahët dhe po pret pushues nga Shqipëria dhe nga gjithë botaGarden Villa Veli Ksamil !Diora'S Hotel and Apartments Vlorë_1
Pushimet tuaja janë vetëm një telefonatë larg !
Rezervoni në Nr +355692492891 si dhe në nr +355692235176 !garden villa veli ksamil exteriorΦωτογραφία 10
Do të ndjeheni si në shtëpinë tuaj mes gjelbërimit ,mes luleve dhe ambjenteve të shumta që duket sikur ju thonë”Ejani miq ,VILA është tërësisht e juaja !
Për ne ka rëndësi që veç ju të kënaqeni !
Ju mirëpresim!
TRËNDAFILAT E MAJIT !
Trëndafilat e Majit,sa paskan shpërthyer
Lule të bardha,të verdha,të kuqe me erë..
Rrugët, sheshet,me aromë i kanë ngjyer..
Shpërthyen trëndafilat në këtë Pranverë !
mbrëmjeve,me njëri tjetrin flasin shtruar
Përqafohen ato dhe puthen si të marrë ,
Asnjë lule s’mund të çelë pa dashuruar ..
Dashuria është flladi i lehtë,është ujvarë!
Sa shumë i dua trëndafilat e Majit sivjet..
Çelën njëherësh,në më të bukurën stinë..
Sivjet trëndafilat u bënë lumë,u bënë det..
E zbukuruat këtë muaj,e meritoni poezinë !
Mbase malet mbushen me trëndafilë dikur
Mbase ,mund rriten trëndafilë edhe mbi re.
Këtij planeti unë i dua ti bjerë një tjetër nur,
Trëndafilat,mbase do rilindin një botë të Re!
Dua ,çdonjërit ti çoj në shtëpi një buqetë ..
Të qëndisur me fije ari ,me një mbishkrim
Lulëzofshi si trëndafili ,në të bukurën jetë !
Sonte për të gjithë,veç ky, është urimi im !
Sa shumë rëndafila, në këtë Maj lulëzuan..
Me të gjithë ngjyrat e të gjithë kësaj Toke
Trëndafilat plot ngjyra gjithëçka mbuluan.
Eja,merri aromë edhe ti,është buqeta jote !
NË FLAKËN E ZEMRËS..!
Në flakën e zemrës e thaj lotin..!
Në flakë të zemrës mbaj agimet..
Në flakë të zemrës flas me Zotin..!
Në flakë të zemrës mbaj kujtimet!
Në flakë të zemrës,janë vitet e mia
Në flakë të zemrës, një Princeshë
Në flakë të zemrës,është Çamëria..
Këtë flakë,askush s’mund ta tresë !
Në flakë të zemrës ju flas,i ledhatoj
Në flakë të zemrës kuvendoj shtruar
Me flakën e zemrës,me shekuj jetoj..
Me këto flakë zemre, jam dashuruar!
Nuk dua që flakët e zemrës ti shuaj
Flakët e zemrës,më mbajnë si djalë
Eh,flakët e zemrës më bëjnë të vuaj
Flakët e zemrës, më të bukurat fjalë!
Flakët e zemrës,bëhen llavë vullkani.
Bëhen dhe cunam i fortë ndonjëherë
Mos mi ngacmo flakët,se bëhet nami
Në flakë të zemrës ka dimër,pranverë!
Në flakën e zemrës,Keli më i bukuri yll
Mes flakësh që s’djegin lehtazi më flet .
Kaçurrelsi,është më i gjati bredh,në pyll
Mbaje të ndezur flakën ,gjyshi im poet !
Në flakë të zemrës,hapi im në këtë dhe
Aty brenda çdo gjë,që pa kushte desha
Në flakë të zemrës ,më i bukuri Atdhe..
Brenda zemrës,Shqipëria..Mbretëresha!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.