MERMEJD ZJARRI
Plagët e së kaluarës janë arma ime,
që më bën të fortë
Jam mermejd zjarri e dalë nga hiri i zjarrit që e fika me lotë.
Nga gjuhët e flakës dola një mermejd zjarri të cilën tani e kanë frikë
Por unë s’do ti djeg vetë, veç me zjarrin tim zjarrvënësve do t’u bëj dritë!
(B.Softa)
DIELLI DO LINDË PËRSËRI
Mos u tremb nga retë e zeza,
ashtu siç vijnë do të shkojnë
Dielli do të lindë përsëri, e yjet e qiellit tënd do të ndriçojnë
Jeta do të gjallojë përsëri shumëngjyrëshe si më parë
Sythët do të celin, e do të mbushin pemët që janë tharë.
Rrezja e diellit do të hyjë në shpirt
e shpirti do të ngrohet
Pranvera do të lulëzojë përsëri
e dhimbja do të largohet
Mos harro se çdo kush nga ne
ka një ëngjëll që e mbron
Kush vjen në këtë botë,
ka dhe një arsye që jeton .
Çdo natë ka një mëngjes që e pret
dhe çdo mëngjes ka një diell
Manteli i florinjtë trupin tënd
do ta ngrohë e do ta mbjështjell
Rrezet e diellit si temina ari
mbi detin e lotëve do të derdhen
E atëhere pikat e lotit
në gurë perlash do të kthehen !
(B.Softa)
Poezia e fundit për këtë vit e cila është një mesazh për të gjithë ju mikeshat dhe miqtë e mi të nderuar për të mos u mêrzitur dhe humbur shpresat kurrë nga hallet dhe fatkeqesitë qe na ndodhin!
Jeta vazhdon dhe ku ka natë ka dhe ditë!
Le ti festojmë festat të gëzuar me të dashurit tanë dhe ta presim vitin e ri 2023 me dashuri, kurajo, me besim dhe shpresë se çdo vit ka të mira dhe të këqija se përndryshe pa u balancuar e mira me te keqen bota nuk ekziston!
Dashuri, paqe, para, harmoni dhe gëzime pa fund uroj në familjet tuaja.
Ju përshëndes nga salloni duke u zbukuruar për festat se shpirtin skam nevoje ta zbukuroj se ma ka dhuruar Zoti të bukur.
Ju falenderoj pa fund!