Nga Amerika përtej oqeanit shpreh dhimbjen dhe ngushëllimin tim familjes së vogëlushit 8 vjeçar!
UNË DHE QENI
Një ditë të mërzitur qeni më pa
U drejtua nga unë dhe dy fjalë m’i tha
“Përse sot je mërzitur kaq shumë?
Kur ti mërzitesh, mërzitem dhe unë.
Më thuaj çfarë gabimi kam bërë t’a di
Pranoj dhe dënimin që do t’më japësh ti”
E pashë qenin dhe i ktheva përgjigjen
“A do t’a dish përse mërzitem?
Ka disa njerëz që ti nuk i njeh
Të duken të mirë nga jashtë kur i sheh
U zgjata dorën dhe m’a kafshuan
I besova dhe më tradhëtuan.
Tani më dhemb plaga e kafshimit
Vështirë të dalloj fytyrën e njerëzimit
Prandaj mërzitem o qeni im i mirë
Të jesh njeri në këtë botë,
qenka shumë e vështirë”.
Pasi qeni këto fjalë i dëgjoi
Uli kokën dhe lot nga sytë lëshoi.
“Mos u merzit- tha-o njeri i mirë
Të ruaj unë nga çdo egërsirë.
Gabim kur njerëzit më shajnë qen i pabes
Unë për njeriun jetoj dhe për atë vdes”
E mora qenin në krahë dhe dy fjalë i thashë
“Për mua je miku im besnik dhe jo kafshë”!
(B.Softa)