LIBRIN E JETËS
Askush, s’mund ta lexojë pa gabuar.
Askush, në fillim s’ia di përfundimin.
Ndodhesh në faqen e parë sa ke filluar.
Ndërsa në faqen e dytë nis e shfleton.
Në faqen e tretë, ulesh pak e çlodhesh.
Një jetë udhëton nëpër kapakët e tij.
Pa ndier, pa ditur, çfarë ka në brendësi.
Libri i jetës me mijëra fshehtësi!
Shkeputur nga vellimi: “DIMRAT E FATIT”
ANTIVLERA BLE VETEN…
Kohë e pa kohë, për të shkruar libra,
stinë dimrash për panaire.
Njerëz të pavlerë që sjellin dimra,
dhe vdesin për pranverën delire!
Penëshkrues, rrëmbyer nga deliri,
delirantë që përpushen për famë.
Blejnë “Mirënjohje” si më i miri…
gjoksin gropë, shurdhojnë dynjanë!
Eh çfarë s’bëjnë të jenë në qendër!
Në qendër të vëmendjes pra.
Grada duke blerë këta miopë qenër,
me pllakata koti e shtruan kët’ dynja!
Panair “vlerash” ata vringëllojnë,
secili “poet” më shumë se tjetri.
Konkurencat në blerje, i shumëzojnë,
poeti i ri, ble më tepër se i vjetri!
Poetë titujsh e gradash, të blera,
penëshkrues ngjyrash të dalë boja.
Duke blerë botës premie të pa vlerë…
blejnë veten sa herë…për poetë gjoja!
“””””””””””””””””””””
LEXOVA !
Lexova shumë fjalë monotone,
shumë fjalë që parajsën e predikojnë.
Disa prej tyre ishin aq djallëzore.
Dalur nga të shkalluarit që helmojnë!
Për disa që ushqehen me intrigën,
që joshen e puthen me hipokrizinë.
Mbi dashuri të vrara flenë e ngrihen,
përditë kanë si gjah nga një viktimë!
Ngjiten në altar, e prapë predikojnë,
për parajsën flet kjo krijesë e pështirë.
Përfiton nën at’ dritë engjëllore,
duke ua fikur përjetë dritën e dlirë!
Pyes; edhe sa njerëz të mjerë,
sa të verbër ende do të besojnë?
Nën veladon të vdesin të tjerë,
e kurrën e kurrës t’mos dëshmojnë!
Me dhimbje në shpirt grisa çdo fletë.
S’dua të lexoj të tilla, për ata që predikojnë.
Për ligësit e tyre, do të protestoj një jetë.
Do të flas unë, për ata që nuk guxojnë!
Prej vetes dua ta heq atë tmerr.
Që nën altar fëmijë janë dhunuar.
Shpirti i pseudo-predikuesve shkoftë në ferr!
E engjëjt, të jenë të lirë për të jetuar!
“””””””””””””””””
MBRËMJE NË LEZHË…
Në Tarabosh rrëzohet dielli,
hija i bie Kalasë së lashtë.
Këmishë të kuqe vesh qielli…
vjen mbrëmja porsi vashë!
N’mal të Shelbu përqafohet,
n’grykë e merr krejt Shëngjinin.
Dhe me natën argëtohet…
në gjumë puthet me Drinin!
Krejt qytetin e përqafon hëna,
i merr yjet një nga një n’gji.
I rreshton si fëmijët nëna…
jau lanë faqet në t’bukurin Dri.