8.5 C
Tiranë
E martë, 5 Nëntor 2024

Poezi nga poetja Margherita Stoja

SY TË AKULLT

L'immagine può contenere: Margherita Stoja, con sorriso, primo piano
Në sytë e akullt
mundohej të zbulonte
të padukshmen dinakëri,
fshehur grisë së përhimtë.
Tek vret mendimet e kristalta.
Shkel ëndrrat qumeshti të krijesës
diellore me forcë luani
dhe brishtësi gruaje.
Ne sytë e akullt lëvrijne hije pabesie,
mbajnë në çark pafajsi,
deri në piskamën e frikshme
kur mbeti fillikat
nën rrezet çamaroke të hënës ,
ndërsa ëndrrat morën jetë
për të vallzuar me ski ujore
oqeanit të dritës…

m.stoja

KE NJË VËND NE ZEMËR
për mua?
E qeshur e gëzuar
me këngët e jetës mrekulluar
Të vij !

E dehur me dashuri
si diell brënda teje ndrij
të qajmë në dhimbje
Gëzime qeshim të dy!
Si fluturake të vij
të sjell
nektarin që mbaj në gji.

Ke një vënd në zemër
për mua?
me brishtësi
e zjarr gruaje
Të vji.
Qelizat të ngroh
Farën e dashurisë
Të mbjell
ku shpërthejnë gonxhe
Buzëqeshje.
Si sirenë pranvere të vi
retë e zymta të shpërndaj
Hijen të largoj nga sytë
E shpirtin t’a vesh me dritë

Ke një vënd në zemër
më thuaj!?…
m.stoja

COPËZA YJESH


Ndrijnë mbi bardhësinë
Qe ka veshur qytetin.
Pas derës së marketit
Zhgërryer në qiell të hapur
Me të hirtën mjegulluese mbuluar
Pret meshirë..
Sy të akullt e muskuj të tendosur
Dalin nxitimthi.
Përtej avllisë së mermertë
Në tryezën shtruar me gota kristali,
Pret brusko në ibrikët majolikë.
Nata digjet në heshtje.
Hëna opake bën sehir
Yjet ndezin përshëndetjen
Me krahët shtrirë drejt tij…
M.Stoja

VETËM SHPIRTIN MË LËR
Merr gjithçka nga mua,
gjithçka… edhe psherëtimat,
dalë nga thellësi e shpirtit;
me fillin e tyre thur veshjen
që ke ëndërruar.

Edhe dhimbjet po t’i jap,
tek grinden mureve te zemrës,
heshtja noton trishtimit të pamatë,
përtyp qiellin e kaltër të dashurisë.

Po të duhen, merr edhe lotët e pritjes,
nëpër ishuj te rinj noto
me anijen e bardhë qe tok ndërtuam.

Edhe të rrahurrat e zemrës meri;
me gjithë mallin tim.
Gjithçka merr nga unë gjithçka…
Vetëm shpirtin më lër
me duhet te rindërtoj netët e pasionit
Të dhuroj dashuri, më duhet!..
m,stoja

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.