Jani
po vajton kunata Janin
atë që varrosën dje
Janin, që e vrau veten
e la, një letër për ne…
Jani, grua nuk na la
Jani, fëmijë nuk na la
Jani, n a la vec një letër
Ngutej për në botën tjetër…
Jani që veten e vrau
Me të njëjtën armë u vra
Me armën e shokut të vjetër
Dhe neve n a mbet një letër…
Jani, n a e ktheu sarkën
shpirtin e mbolli në dhe
kur të celin lulenatët darkën
të jenë përgjithmonë me ne.
Ali
Kisha
një dëshirë të cmendur
të bëja dashuri e kra
bëra sikur isha Vasiliki
që më conin tek Ali Pasha…
aty sa ngjaja me dhembshurinë
të më kish të vetmen bukuri
të më shtrinte në nimin me flokatë
e për harem të mbante graari..
të me quante, e vogla mu e brishtë
me gjinj të forte e ëmbëlsi
e unë si perdja e tij e shtrenjtë
të përjetoj, cdo cast me ah-Ali…
Empusa
fytyrë e shndritur nga flakët
edhe pse ke vetëm një këmbë
ashtu si atë emrin t a thonë
Empusë, që fëmijët ke trëmbë
që kur të dërgoi Ekati
me sarkë ushqyer nga mua
në mëngjes si shejtan -evlati
në darkë si midia- grua
ndaj vjen e më puth Aristofani
në vesh pëshpërit hera- herës
-e krijova babashenë për dionisë
për zotë të qejfit e të verës….
e vesha me pantallona varfanjaku
me kapele republike fijekashtë
sa herë të doni të më shndrisni
e digjni bashkarisht në pashkë
shshsht,pusho tani, pusho,
i thamë njëherë, i thamë, sa herë do të t a them,
kjo jetë,s ështe më e imja, sa herë do të t a them,
kureshtja më mban gjallë,sa herë do të t a them,
ti i bjeri vetëm defit e shpirti im kërcen…
ashtu ,ngadalë trishtushëm,sa herë do të t a them,
oh,sa më kënaqë, melhem …aman …melhem…
arusha po hedh këmbët,po.. shpirti nuk kërcen,
kureshtja më mban gjallë, sa herë do të t a them…
Sofia Doko Arapaj
Greqi