Pranvera nuk na donë ngujuar !
Pranvera e sivjeme për të gjithë njerezimin po fillon më e rëndë se kurdoherë për shkak të virusit korona
Për ne shqiptarët,- edhe më e rëndë edhe për këto elemente shtesë:
• Braktisja e pandalur e atdheut
• Largimi në ekstrem i punës në bujqësi dhe blegtori
• Përqarja në ekstrem e politikës gjithshqiptare,në” luftë” të hapur mes veti se kush më me besnikëri po ju shërbenë interesave të hueja në vendin tonë
• Presioni ndërkombëtar në rritje për pranimin pa kusht të kërkesave serbe ndaj nesh
• Minishengeni = jugoserbia, që është lokomotivë serbe e të ashtuquajturit ballkani përëndimor ,.., etj.
Treguesi më i mirë i gjendjes ku kemi rënë është paraqitja e virusit korona, i cili jo vetëm se pa kushte elementare mbrojtëse, por na zuri edhe pa bukën e përditshme si rezultat i braktisjes shumvjeqare të komponentëve bazik të jetës dhe pavarësisë -bagëtisë dhe bujqësisë.
Mbyllja nëpër shtëpi ( banesa), nuk është zgjidhja më e mirë për ti ikur kontaktit me viruset e ҫfardoshëm të cilëve ju përshtatën pikërishtë vendet e mbyllura
Zgjidhja më e mirë është natyra, jo vetëm për tu shetitur por edhe për të punuar pasiqë edhe ashtu ka nevojë më tepër se kurrë për dorën e punës.
Të shfrytëzohet kjo kohë e zymtë që t’iu kthehemi arave, livadheve, fushave dhe kodrave bleroshe dhe të ju tregojmë fëmijëve tanë, që ishte mu kjo natyrë e mrekullueshme që vetëm para disa vitesh na dha jetë dhe i dhamë gjallëri
Dilni në natyrë s’bashku me fëmijët në vend se të rrini ngujuar nëpër shtëpi dhe tregojuni atyre se ajo nuk e pranon kurrnjë virus.
Tregojuni fëmijëve se Pranvera na donë në punë, në ara dhe livadhe, me bagëti dhe në bujqësi, ashtu sikurse ishte përherë.
Tregojuni atyre ngase nuk e dijnë, se gruri nga vjenë buka, vjenë nga arat, qumshti, djathi etj., vujnë nga delet, lopët, dhitë etj., dhe nuk vijnë nga “ETC”- të serbe që i kanë mbuluar tokat e shqiptarisë !
Po ti respektonim pranverat dhe të ju përgjigjeshim kërkesave të tyre për punë, lavrim dhe mbjellje të arave të lëna djerrina, të pastrimit të livadheve dhe mbushjes së tyre me bagëti, nuk do të vinim SOT-në situatë TURPI dhe nënshtrimi ndaj anmikut tonë mbishekullor për një copë bukë!
A thua vallë, ju piku nga qielli apo nga puna gruri atyre ?!
Pranverat dhe Verat na vijnë falas
Ata që nuk i shfrytëzojnë këto dhunti të NATYRËS, janë të dënuar mu nga ajo që ti bien në gjunjë anmikut!
Ata,…, fatkeqësishtë jemi mu ne kombi shqiptar, më i lashti i Europës.
Urime dita e Pranverës !