13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Pregaditi Gjin Musa

PERKUJTIMORE. 28/08/1944-29/12/2009.

SOT MBUSHEN 9 VITE NGA DITA QE SALI MANI U PREHE PERGJITHMON NE TOKEN MEME.

NE 9 VJETORIN E NDARJES NGA JETA TE ARTISTIT KOMBETAR, TE PERJETSHEMIN “SALI MANI”SOT NE SHEJ RESPEKTI DHE MIRNJOHJE PERULEMI PERPARA FIGURES SE KOMBIT,PERPARA PERLES S’FOLKLORIT SHQIPTAR TE NDJERIT SALI MANI.

Familja te afermit dhe miqet e shumet nga mbare bota sot kujtojn diteten e dhimbjes kur Sali Mani mbyllit syt large koplikut,Shkodres,large Shqiperis atje ne SHBA.lAJMI ATE DIT TE KOMBESHEME MORI DHEN…..SALI MANI DO PREHEJE I PERJETSHEM NE VENDELINDJEN E TIJE.

9 vite me pare me 8 Janare 2010,trupi yt pushoi ne token nene qe ti i thure kange tane jeten!

Kurse per mua le keto vargje,

” Kur te vdes t’i ke me ardhe,
me nje shall hedhur rreth qafe,
mbi mermerin kuq e zi, (ndryshimi im )
nje filxhan ma ven me kafe”,
||
” Kush e di, mbase e pij,
t’i e din qe kafja jote,
ma mbush zemren me dashni,
m’ban ma t’marrin e k’saj bote!

I perjetshm qofte kujtimi yt..(F.S.MANI SHBA)

Ja si shkruan VASEL GILAJ

Sali Mani

, “Këngëtari i Kombit”Imazhi mund të përmbajë: Sali Mani, duke buzëqeshur, tekst

Emri i Sali Manit është sinonim i asaj tradite, atyre pasurive shpirtërore, me të cilat Malësia ka mëkuar zërin e lartë të qiellit, atë zë i cili u bë njiherash simfoni e atyre trojeve dhe krojeve, atyre maleve e shkrepave, atyre njerëzve dhe qëndresave, atyre legjendave dhe historive, me anë të të cilave Malësia e Madhe identifikohet dhe krenohet.
Emri dhe vepra krijuese e Sali Manit është një realitet artistik që përfaqëson vlerat e virtuozitetit dhe atë shpirtë të begatë të shndërrimit të këngëve malësore në himne dhe gazmime. Ai është jo vetëm një nga këngëtarët dhe instrumentistët më të spikatur të Malësisë së Madhe, por mbetet edhe simboli i këtij testamenti.
Sali Mani u lind në gusht të vitit 1944 në fshatin Duk të Reçit të Malësisë se Madhe. Që në moshë te re u dallua si nje vezhgues i hollë i folklorit, kryesisht i asaj pasurie të pashoqe të trevës së tij. Në fillimvitet 1960, banoret e Recit e ata të Malësisë së Madhe, shikonin te Sali Mani një djalosh të ri, i cili me lahutën legjendare këndonte këngët e Eposit të Kreshnikëve. Zëri dhe virtuoziteti i djaloshit, do të tërhiqte vemendjen në Malësinë e tij të dashur, në të gjitha krahinat e atdheut e më pas në tërë universin ku jetonin shqiptarë.
Është për tu theksuar fakti se kengetari, poeti, e kompozitori i ri, qyshe në hapat e para të krijimtarisë se tij, u shqua për pathos patriotik. Motivi atdhetar ishte paresore qyshkur ai nisi udhën e gjatë të mbushur me ovacione, duartrokitje dhe vlerësime, deri në vitin 2010 kohë kurë u largua nga kjo jetë. Ai ishte pjesëmarrës dhe figurë qëndrore e manifestimit të vlerave të traditës së këngës malësore në të gjitha tubimet artistike, ku u prit dhe u përcoll me nderime si pakkush tjetër.
Për legjendarin e këngës malësore, për zërin e jashtëzakonshëm të adhurimit të asaj shpirtëroreje që mbushte ai këndim, për Sali Manin, atdheu nuk përkatësohej në skajet gjeografike nga Vermoshi deri në Konispol, por krejtkund ekzistenca shqiptare kishte vendosur kufinjtë e kishte hedhur gurëthemelet e shqiptarisë, nga Tivari deri në Prevezë, në Ulqin, Prishtin, Tetovë, Konicë e gjithë Çamerinë. Kur këndonte “Bardi i ri”, përloteshin syt e atdhetarëve, ngrihej patriotizmi dhe zgjohej nga gjumi rebelimi ndaj çdo padrejtësie, sepse ai kishte ardhur me një mision më të lartë se ai i këngës, ai i artit, ai kishte ardhur të mëkonte shpirt prej shpirtit të tij ardhetar për çdo zemër dhe vullnet patriotizmi.
Pikërisht për këtë vlerë, për këtë mishërim ai do të pagëzohej me vlerësimin më të lartë, do të përjetësohej me emrin më të madh, do të ngjitej në panteonin e korifejve si “Këngëtari i Kombit. Në vitin 1979 Sali Manit i’u bë gjithashtu nderimi me titullin “Artist i Merituar”. Ai ishte, është dhe do të mbetet për malësorët kudo që ndodhen dhe për gjithë shqiptarët, një këngëtar më zë qielli, me mëkim shpirti, me gazmim zemre.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.