2.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Pregaditi per botim.Gjin Musa,gazetar dhe botues

 

Kush eshte NEHAT JAHIU?

         Biografia

BIOGRAFIA E NEHAT JAHIUT

 

Nehat Jahiu u linda më 10 tetor të vitit 1951 në fshatin Orizare të Komunës së Likovës. Shkollën fillore e tetëvjeçare e krevu në vendlindje, të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe), në Gjakovë. Punoi në shkollën nëntëvjeçare “Faik Konica”të fshatit Sllupçan të komunës së Likovës. Me shkrime ka filluar të merret qysh në bankat e shkollës fillore. Nga fillimi i krijimtarisë së toj  e deri në ditët e sotme, ka shkruar kryesisht poezi për fëmijë por edhe për të rritur. Merret edhe me shkrime gazetareske, opinione, publicistikë, ese, skica letrare, prozë, reçensione, tregime etj. Bashkëpunon me shumë revista, gazeta të shumta në mbarë trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Është njëri ndër themeluesit e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë dhe anëtar i Kryesisë. Është ndër themeluesit dhe anëtar i redaksisë së Revistës letrare “Doruntina”, themelues dhe nënkryetar i “Klubit të Shkrimtarëve” të Komunës së Likovës, bashkëthemelues dhe Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë.Anëtar i shumë redaksive të revistave letrare etj. Është i  prezantuar në shumë antologji në trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Është Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, në New York etj. Për veprimtarinë e tij arsimore, letrare, kulturore, shkencore është shpërblyer me shumë çmime  si mirënjohje , diploma etj.

Jeton dhe vepron në vendin tij, të lindjes në Orizare.

 

Antologjitë ku është prezantuar :

 

Hasan Hasani: “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501- 1990” (Prishtinë, 1994), Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare në Maqedoni 1953-1997” (Tetovë, 1998), Dr. Arif Selmani “Bibliografia e letërsisë shqiptare për të rritur në Maqedoni 1951-1999” (Tetovë, 2001), Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë-Netët poetike të verës “Takime nën Rrap” (Antologji e krijuesve pjesëmarrës, Shkup,2009). Sokol Demaku:“Baladë e përflakur/Flammande balladë”, antologji poetike shqip/suedisht, 2009. Sokol Demaku:“Jehona e shekujve”antologji poetike, shqip/suedisht 2010. Milazim F.Kadriu:“Flakadani i   lirisë”, Besianë, 2012. Ejup Ajdini:“Letërsia shqipe për fëmijë në Maqedoni I-II “Tetovë, 2013. Ajet Shala:“Antologji për çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Fazliu”, Prishtinë 2014. Luan Maloku:”Antologjia poetike për Qerim Arifin“Letërsia për një jetë”, Preshevë 2014. Ganimete Thaçi “Ali Ibra zëri i atdheut”, antologji ( Tiranë 2014). Luan Maloku: “Miratoci në rrugën e dritës”, Prishtinë 2016. Rrahman Hyseni: antologji poetike “Nëna” 2017. Rudi Berisha: “Shqipëri, nëna ime”, Grup autorësh-Përmbledhje poezish. Podujevë, 2017. “Prof.ass.Dr. Astrit Bishqemi- Prof.Mr. Sc. Migena Arllati “ Autor të letërsisë shqipe për fëmijë e të runj 1886-2017”,- Fjalor enciklopedik- Shaban Pllana “Rrugët e thyra” për Milazim F. Kadriun- 2019.Nehat Jahiu është prezentuar edhe në disa leksikone të shkrimtarëve, fjalorë enciklopedikë të shkrimtarëve shqiptarë etj. Për krijimtarinë e tij letrare është shpërblyer me çmime të shumta e të ndryshme. Tani pas daljes në pension Nehat Jahiu vazhdon ende të merret me krijimtari letrare.

Deri më sot ka botuar 44 libra në gjuhën shqipe e në gjuhë të huaja.

 

 

 

 

 

Veprat e Nehat Jahiut:

 

  1. 1.“Në sytë e tu” –1982
  2. Ura prej zemrave” -1985

3.“Fluturimi i pëllumbave” –1990

4.”Të pret malli që na treti” –1993

5.“Hidhe vallën, Laro!” -1994

6.“Kukuvajka” –1995

7.“Hape derën, shkolla ime!” –1995

8.“Epitaf lirie” – 2000

9.“Rrënjët i ke në këtë tokën ilire” -2005

10.“Huti mbi çati” –2005

11.“Brez pas brezi në luftë për shkolla

shqipe” – 2008

12.“Lulëkuqe mbi varre” -2010

13.“Orizarja ndër shekuj”-2010

14.“Rrugës së drejtë” -2011

15.“Zana dhe Guri” -2011

16.“Poemë për mikun Sadulla Zendeli,

Daja” – 2012

17.“Te ura e gjyshes” – 2012

18.“Rreze në dritare” – 2013

19.“Krahët e fluturës”– 2013

20.“Hëna u bë nuse” – 2013

21.“Kënga e zogjve” – 2013

22.“Gjaku im të qoftë falë”-2014

23.“ Lulëkuqet e lirisë”  Çdo shesh nga një përmendore– antologji poetike-  Dibran Fylli -2015

24.“A vjen liria“-2016

25.“Mbresa njerëzore për një njeri të

veçantë”– 2016

26.“Biri i shqiptarisë”-2016

27.“Zorite libertatii – Agimet e lirisë”-2016

(pëkthyer në gjuhën rumune nga Adriana

Tabacu)

28.“Të qeshën e të bënë nuse”-2016

29.“Is freedom coming” -“A vjen liria”-2016

(përkthim në anglisht nga Patricia

Lidia)

30.“Lumnije Vokshi Ramadani në rrugën e dritës së diturisë“-2016

31 “Mumin Kastrati, mësuesi i përkushtuar, atdhetari” -2016

32.“Opinione”-Bukuresht -2017

33.” Kujtim i gdhendur në Mall”-2017

34.“ Shpirti i mërgimtarit”-2017

35.”Epitaf lirie” ( ribotim)-2017

36.” Mos m`i prek plagët”-2017

  1. 37. “ Në hap me kohën”- 2018
  2. 38. “ Aforizma autoriale”-2018

39.”Kresniku ilirisë”- Antologji poetike”-

40 “ Diell në shpirt lirie” Antologji poetike-2018

  1. “  Tahir Sinani” – Antologji poetike- 2018
  2. “ Fjala ime”- 2019
  3. “ Në shtator” Poezi të zgjedhura për fëmijë – 2019
  4. “ Misioni i mësuesisë”- 2019

45.” Prushimë vargjesh për liri”

( Poezi përkushtimore për Metush Krasniqin)

 

 

Për Nehat Jahiun janë shkruar këto libra:

 

  1. “Jetë mes zileve dhe shkronjave shqipe” ( Monografi për Nehat Jahiun)- Autor Namik Selmani- 2013
  2. Ligjëruesi lirik shqyrtim kritik mbi veprat letrare të Nehat Jahiut”- autore Violeta Allmuça- 2017

NAMIK SELMANI

L'immagine può contenere: Namik Selmani, in piedi e vestito elegante

 

BIRII ORIZARËS

Kushtuar mësuesit  dhe shkrimtarit Nehat Jahiu

 

O bir i Orizarës

Që nisesh në agun për në shkollë a  në një derë shqiptarie

Për të mbjellë

Dritë e lumturi në çdo zemër vogëlushi e bacaloku

O bacë

Qofsh urtak i shkronjës shqipe dhe rreze shqiptarie

Qofsh karvanar

I  hapave që mbillen si fara e Ugarit të ngrohtë.

 

Ta duam hapin tënd

Që ndal i gëzuar  atje ku burojnë vetëm shtiza të zjarrta drite

Që kërkon

Lindjen e një libri  të një mbese a të një filizi me lule

Ooo na jep, bre

Një grusht me shkronja ta mbjellim në udhë diturie

E bashkë

të bëhemi si  dy male si dy livadhe me blerimin nëpër supe.

 

Aty të duam

në një oxhak a në një strehë qiellore mërgimi

Në një Odë

kur urtia na duhet për plagët e shpirtit të trazuar

Baca Nehat

të dëbojmë dhembjen që na jep ende  ndarja,gardhimi

e diellin ta sjellim

që t’i japim ngrohtësinë ditës sonë ende të trishtuar.

 

Të jemi pranë

hamallë të librit, kumtarë  e mbjellës së farës te plisi

e sytë

Kurrë  të mos mbeten pa parë fytyrën e foshnjës së gëzuar

Kështu qofshim

ëndërrimtarë të përjetshëm në udhë dritëzimi

e urimtarë

të shqiptarizmit  gjer në kufirin e fundit të botës së uruar dhe e  mallkuar.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.