NË KETË LUFTË BOTËRORE ATDHEU NA THËRRET; LANI DUART E RRINI NË SHTËPI !
Kush nuk ka as një ideal veç kënaqësisë së ushqimit, lekut dhe seksit nuk është gjë tjetër veç një kope parahistorike. Zbarkimi policisë dhe ushtrisë të bllokojë automjetet dhe të mbyllë qenefet e qefit (klubet), tregon se jemi , popull që komandohemi nga barku e prapanica e jo nga koka. Në ketë situatë luftë pa të shtëna historia na thërret:-Kujtoni pak çaste Shkodren e rrethuar, të bombarduar 6 muaj pa ja nda nën zjarrin e artilerisë serbo-malazeze. Kujtoni Bardhajt Toraboshin, Bërdicen dhe rrethinat e mbushura ne kufoma, Kujtoni qytetin duke dhanë shpirt nga uria ku edhe mishi i kujve te ngordhur është ngrenë me endje si mishi i dashit në hell. Në ketë situatë luftë pa të shtëna po kishim kujtesë historike do kujtojmë jetën e kolerës në nga fundi i Luftës së Parë Botërore ku Shkodra fushë e mal humbi më se 1/3 e popullsisë.
Historia e djeshme është një thirrje kujtesë per sot :
-O njerëz jemi në i një luftë botërore. As kush nuk po theret- O djema rrembeni armët! As kush nuk po na kërkon të bëheni Miç Sokola, Dedë Gjon Lula, Mehmet Shpenda, Vojo Kusha, Manush Alimana as Tomë Kola.
Atdheu, qyteti, komshiu, familja dhe jeta e gjithsecilit na theret
Qëndro në shtëpi , laj duart, mos dal me makinë mos shko në kafe…
A B C-ja e ketij patriotizmit dhe detyrë madhore e shtetit është sigurimi se paku i maskave, dorezave dhe dizifektantve publik. Mjeket dhe policët janë legjionarët pararojë të kësaj luftë pa bomba që duhet fituar sa me pak dhimbje. Tregtaret abuzues të çdo produkti duhet të ndëshkohen pa mëshirë si spekulatore lufte! Turqit kanë një fjalë të urtë. -“Çdo gazep ka një selamet “ Ky vrasësi i maskuar gjenetik që akoma se dimë a erdhi nga Zoti apo nga robi pati edhe një mirë madhe.-Na çliroj përkohësisht kafet që na kanë degraduar si dembel, parazit e sherrxhi.