Pavaresia e Kosoves
Moj Kosova jone martire
Shume gjak derdhe per kete dite
UCK me luftetare…
E lane jeten per vatan.
E kujtoj eksodin tuej
Me gra e femije dale nga shtepija
Kudo shpernda me i shpetue luftes
Te zaptum nga mizoria.
Pata “fatin” si shume shqiptare
Te sakrifikoj sado pak
Me zemer i hapem dyert
Per vellezerit tane ,i njejti gjak…
Pavaresia ….fjale e madhe
Eshte liri e plote komtare
Mos te vije tjetri, me tu perzi
Me te ba ligjin ne votren tane.
Nga Vermoshi ne Konispol
Pavaresine te urojme Kosove!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
Te pelqeva sa te pashe
Mendjendritur te kuptoj
Dita dites ma kish enda
Emrin tend te kujtoj
Pa kuptue kalojne dite
I harrova halle e derte
Njoha ty e mu ngroh shpirti
Me dhe flete e me dhe jete
Dashuri me zemer te paster
Eshte veshtire te takojme
Ishte Zoti apo fati
Zemrat tona ti bashkojme
Dashuria s’ka distance
Ajo s’ka mase e cilesi
Ne te dy jemi bind
Brenda nesh kem lumturi
Kilometra as barrikada
Nuk e ndalin kete dashni
Je i imi jam e jotja
Ne te dy jemi nje
Te gezojme bashke me femije
Urimi me rrjedh ne shpirt
San Valentino te kemi cdo dite!
Falenderim
Ua them me shume zemer
Administratore e miq te mij
Me pranuat e dhate kurajen
Te shkruaj c’ndjej ne poezi
Nuk pretendoj te jem poete
Kam shume brenga ne shpirtin tim
Them t’i hedh nga pak ne leter
Sado pak largoj merzine
Ne vend te huaj s’po gjejme sherim!
P.Prendi date 15.02.2021
“”””””””””””””””””””””””””””””””””
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
Fejsbuku (fb)
Shume te thena e pa thena
Te qujt ndryshe thashetheme
Shume pelqime e hatermbetje
Ky fb mbart me vehte.
Njeri thot’ c’ka kjo don k’tu
Une e dija per zonje gru-e
Tjetri thot’ pse mik m’pranoi
Paska humb qeni t’zone …
Thot’ i treti pse ftyren fsheh
Nuk e ven foton e vet…
Nese ftyra e genjen…
Pa fb ,askush s’te nget…!
More miq,ne si shqiptare
Gjysma i kem ,emrat njesoj
Po se pashe foton perbri
S’di kush je ,a te kam kusheri?
Se na ndau kurbeti i zi….
Eshte metode komunikimi
Per rast vdekjesh e gezimi
Te njohim femijte ,me gjakun tone
Me u ba i keq ,s’tban kush me zor.
Une u uroj me gjithe zemer
Miq te mij emer per emer
Te respektum jeni te tane
Qofshi gjithmone faqebardhe!
P.Prendi 17.02.2021 Itali
Nostalgji
Ngado gjurmen e kembes n’ndrrova
Nga zemra s’mu nda fshati im
Ku u linda e shtatin hodha
Cdo gje mban ere trendeline.
Lutem n’enderr te me dale
Ti kujtoj fushe e zabele
Te me cfaqen peme e ara…
livadhet ku bareshen bana
Me cicerimen e zogjve te malit
Me hare dhe kendova.
Shoqerine ,qe s’jemi pa
Neper bote gjithkund shpernda.
Mall…per gure e cdo gje…!
Edhe pse ish koh’ e veshtire
Te lumtur ishim,kishim miresi
Sot kujtojme me nostalgji…!
P.Prendi 16.02.2021 Itali
“””””””””””””””””””””””””””””””
Kurbeti
Me vjen shpesh te “pelcas”
Pse kete rruge mora pa shkas
Rrug’ t’panjohur une e nisa
Ne prendim parajsa ishte
Ne sirtar shume “endrra” kisha
Kurbeti nuk eshte nje fjale goje
Brenda ka shume dhemshuri
Per te si vaj kenduan
Shume u thuren poezi
Cdo krijim o melodi
Kryefjala ish kurbeti i zi…
U ndame me gjak e miqesi
I lame prinder te vetmuar
Na u shtue dhe pandemi
Mall me shkue me i pa me sy
Po shkrihemi porsi qiri
Malli na ka pushtue ne shpirt
Per te shtrenjten Shqiperi
Nje apel per vendin tim
S’eshte e ardhmja n’emigrim
Ketu nuk shijon asgje
Jemi ne zemer fukara
Lusim Zotin bashke te tane
T’na mbledhe mendjen ,t’na baje derman
Mbi te gjithe ju politikane….
Te ndertojme t’ardhmen ne vatan.
P.Prendi dt 15 .02.2021 Itali
“””””””””””””””””””””””””””””””