SHQIPERI
O tok e bekuar.
O tok bujare.
Po tash pse je harruar…
e m’dukesh si qyqare?
Dikur ishe zonjë e ranë…
E burrat e dheut t’thirrshin nanë.
Sod je zalis e je mjeru.
Si lop po mjelin djemt e tu…
As kasht as uij nuk po qesin.
A je gjallë a dekun per ty s’po bvesin!
As kurkush s’po bvet ma per ty.
Thua shejtanë ke rritë n’gjij.
SHQIPERI…
e mjera Shqiperi!
As kush prej djemve s’po bvet per ty…
Trimat vdiçen prej mot moti.
Heronjet vajtojne nën t’ziun dhe.
Ku jeni o djema u marrofte Zoti..
A harruat token ku keni le?!
Ku jeni djema?
Ku jeni o burra?
Ku jeni o vasha, ju qe uije mbushet n’gurra!?
A njishtu mbrohet toka?!
Dijeni mire ne dheun e huj kurrë s’pushon koka….
Preng Pjetri
Lezhe/02/08/2020/