14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Prof. Anna Hida

Vlla Antonio Sciarra Zadrimori më i shquar i 30 viteve!
Vizita e ipezhgvit tonë Simon Kulli është mirëpritur nga autoritetet më të larta vendore të Marsikës Itali.
Lidhja e Avezzanos me Zadrimën, ka jo vetëm lidhje të lashta antike, nga ku në kohën e Çezarit shumë nga Marsianët ishin ushtarë të Jul Çezarit në luftën e përgjakshme që u zhvillua në Farsalë ( Zadrima e sotme), por dhe prania e Monsinior Antonio Sciarrës , i lindur në Avezzano dhe sipas kërkesës së tijë i varrosur në Blinisht të Zadrimës në tokën që e deshi aq shumë.
Historia e jeta e Don Antonios janë të lidhura ngushtë me Zadrimën. Ai kërkoj t’u mësonte të rinjve zadrimorë një zanat në mënyrë që në çdo vend e çdo moment ku tëshkonin të kishin një armë me vete ” një zanat” dhe të ishin kryelartë për mjeshtërinë e tyre duke hapur shkollë të formimit profesional.
Vlla Antonio blri detyrën më të lartë humane ndaj atdheut që e adoptoj Zadrimës e Shqipërisë, së bashku me fëmijët e të rinjtë mblodhi të gjitha gëzhojat e armëve që kishin mbuluar fushën duke e liruar ka helmi i 1997.
Vitin e 1997 Zadrima nuk mbolli grurë e misër, por gëzhoja armësh! Me ata gëzhoja të mbledhura nëpër fushë u bë një këmbanë , jo këmbanë kishe, por këmbanë e fëmijëve, pa kryqe e shenja fetare. Në atë këmbanë ishin gëzhojat
e mbledhura jo vetëm fëmijët e Zadrimës por nga gjithë Shqipëria.Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "16:28 Lun 19 dic terremarsicane.it Il'intitolazione di uno spazio cittadino proprio a don Antonio. 79% Quando si lavora per portare pace agli altri, i confini sono inesistenti. Tutt acciamo parte della stessa comunità, che è quella del diritto alla serenità terra d'Albania, è stata già riconosciuta ampiamente la statura di Don"
Kjo këmbanë jo e bukur në dukje, por e madhe në mesazh në trupin e sajë janë gëzhojat që vranë të rinjtë atë vit , lotët e nënave, gjaku i derdhur kot, por dhe shpresa e atdheut , ringjallja e shpresës me fëmijët e kapur dorë për dore që i këndojnë paqes.
Menjëherë Avezzano ju përgjigj asaj këmbane të “Paqes” në Tiranë , duke binjakëzuar këmbanën e Tiranës me Këmbanën e Paqes këtu e cila qëndron në një shesh ku kalojnë me qindra fëmijë dhe turistë.
Ja pse Ipezhgvi vjen me ballëhapur në Avezzano dhe Marsikë, sepse kemi gjakun e përbashkët të heronjve të ditëve tona që luftuan e luftojnë për një Shqipëri të begatë.
Kryetari i Komunës së Avezzanos dhe Tagliacozzos të dy qyteteve ë të mëdha të Marsikës e pritën me krahëhapur dhe me premtimi për bashkëpunim të mëtejshëm Ipezhgvin tonë Simon Kullin.
Një falenderim të veçantë të gjithë atyre që bënë të mundur këtë vizitë, por nuk do rri papërmendur Masimiliano De Foglion , që në moshën 18 vjeçare e deri sot , ( 50 vjeç) ndihmon shqiptarët , pa bujë, pa reklama , por me kitarën e mirësinë , ku çdo shqiptar gjen tek ai një sup për t’u mbështetur, një mik, një vëlla, një këshillë… Ja kjo është Marsika vendi ku u lind Don Antonio, dhe Marsika ku Imzot Kulli erdhi për të falenderuar këtë popull për dhuratën më të madhe për popullin shqiptar, jo Don Antonion por ” Vlla ” Antonion siç e thërrisnin zadrimorët.Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Një falenderim të veçantë , komunitetit shqiptar, që brenda mundësive ofruan ndihmën e tyre për këto ditë të mëdha për të gjithë katolikët!
Për shum vjet!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.