20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Prof.dr. Eshref Ymeri

FOL SHQIP SE JE SHQIPTAR!

Kjo heshtje ka sjellë pasoja të rënda për ne si komb, pasi shumica e
emigrantëve tanë në Greqi po shkon drejt asimilimit, ashtu siç u asimiluan arvanitasit. Këtë të vërtetë tragjike e zbulon fare qartë zotëria i
nderuar Kristo Zharkalli, në analizën e vet me titull “E vërteta dhe
legjenda”, të botuar në faqen e internetit “Fjala e Lirë” të datës 12
prill 2015.
Klasa politike e Tiranës, gjatë këtij çerekshekulli, emigrantët tanë në
Greqi i ka braktisur në mëshirën e fatit, nuk ka treguar kurrfarë interesimi
që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe, duke mos bërë kurrfarë
investimi për t’i pajisur ata me abetare dhe me libra të tjerë përkatës,
për çka ka ngritur zërin e tij të fuqishëm atdhetari Abdurahim Ashiku, të
cilit prof.dr. Andrea Shundi i ka bërë një homazh të bukur në faqen e
internetit te “Fjala e Lirë” të datës 02 prill 2015, me artikullin me
titull “Dy ditë veprimtari me Abdurahim Ashikun”.
Të gjithë ata emigrantët në Greqi që kanë arritur të mbeten shqiptarë,
unë dëshiroj t’i shikoj përmes po asaj optike që i shikoj dhe i vlerësoj
edhe zotërinjtë e nderuar, si Abdurahim Ashiku, Danel Canaj, Kristo Zharkalli, Novruz Abilekaj, Sotir Athanasiu, zonjën e respektuar, mësuesen heroinë të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptar, Vera Shkurti, e sa e sa të tjerë, Të cilët, duke i përballuar me dinjitet hallet e jetës në emigracion, kanë arritur ta ruajnë në zemrën e tyre ndjenjën e shqiptarisë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.