8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

Prof.Dr.Flori Bruqi

 

Rrezikshmëri e ulët për coronavirusin e ri ( 2019 – n CoV.)në Republikën e Kosovë

 
Nga Flori Bruqi

Ministria e Shëndetësisë së  Republikës  së Kosovës është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet në botë në lidhje me pneunominë virale coronavirus.

Lidhur me këtë çështje, Ministri në detyrë i shëndetësisë së Kosovës ,zt.Uran Ismaili, ka thirrur sot në takim krerët e institucioneve releveante shëndetësore në Kosovë.

Gjatë këtij takimi,zt.Uran  Ismaili ka kërkuar nga të pranishmit informata rreth situatës së coronavirusit si dhe kërkoi nga të gjithë mekanizmat shtetëror e institucional, që të jenë në gatishmëri në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë.

Drejtori Ekzekutiv i IKSHPK-së,Prof.Dr. Naser Ramadani, ka konfirmuar se në Kosovë nuk ka asnjë rast me coronavirus dhe se rrezikshmëria për këtë virus në vendin tonë është e ulët.

Drejtori i SHSKUK-së,Dr. Basri Sejdiu, konfirmoi se si institucion janë të gatshëm për menaxhimin e rateve evantuale dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike.

Drejtoresha e Klinikës Infektive,Dr. Lindira Ajazaj-Berisha, ka thënë se tashmë ka bërë përgatitjet e nevojshme sa i përket repartit të izolimit në rast të paraqitjes të ndonjë rasti që do të ketë nevojë për masa izolimi.

Gjatë kësaj jave ministri Uran Ismaili do të ftoj edhe Komitetin Nacional për sëmundje ngjitëse për të diskutuar situatën dhe nivelin e gatishmërisë.

Institucionet shëndetësore në Kosovë sigurojnë të gjithë qytetarët se janë duke marrë të gjitha masat adekuate, sipas rekomandieve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë(WHO).

Rezultate imazhesh për koronavirusin kinez dhe kosova
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit, është vendosur edhe një ekipi mjekësor në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili ka detyrë të raportojë në rast se shfaqen persona të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.
Përkundër që në Kosovë nuk ka asnjë rast të prekur me këtë virus, infektologu Dr. Valbon Krasniqi thërret për shtim të kujdesit karshi këtij virusi i cili siç thotë ai vështirë mund të parandalohet.
Sipas tij, Klinika Infektive ka kapacitet për të trajtuar çdo rast që mund të paraqitet.

Derisa apel për kujdes, Dr.Krasniqi këshillon që për çdo simptomë qytetarët të paraqitet tek mjeku.
Masat e parandalimit të pneumonisë me Coronavirus sipas Institutit Kombëtar Publik të Kosovës është  shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes, larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre, shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes, hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
Kina po përdor ilaçe HIV për të trajtuar koronavirusin vdekjeprurës ndërsa ekspertët kërkojnë një kurë tjetër.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës tha se dy ilaçe të përdorura për të luftuar HIV janë duke u rekomanduar për të trajtuar simptomat e pneumonisë nga virusi, raporton Bloomberg.
Pacientët këshillohen të marrin tableta me lopinavir dhe Ritonavir dy herë në ditë.
Zyrtarët e shëndetit thanë që ende nuk ka kurë të njohur për sëmundjen e koronavirusit.Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së po hulumton kodin gjenetik të virusit dhe shpreson të fillojë testet për një vaksinë të mundshme brenda tre muajve.

Mbi 80 ka shkuar numri i personave të vdekur në Kinë nga Coronavirusi, dhe mbi dy mijë të tjerë janë infektuar deri më tash nga ky virus. Të prekur nga virusi janë konfirmuar edhe dy raste në Francë, derisa po dyshohet për katër rsate në SHBA , një rast  në Austri ,  Zvicër etj.

Po ashtu raste të prekura me këtë infeksion ka edhe në Amerikë dhe Kanada, prandaj të gjitha shtetet janë mobilizuar për të kontrolluar këtë virus. Masa mbrojtëse tashmë ka nisur të ndërmerr edhe Kosova.
Skanimi i njerëzve në aeroport

Kina po rrit përpjekjet për të trajtuar coronavirusin e ri, që mendohet se ka origjinën në një treg ushqimesh deti në Wuhan.

Të paktën 80 njerëz kanë vdekur nga një coronavirus i ri në Kinë pas një shpërthimi në qytetin qendror të Wuhan, duke detyruar një bllokim të qeverisë në më shumë se një duzinë qytetesh me një popullsi prej 56 milionë njerëz.

Të paktën 1,372 raste janë raportuar që nga e shtuna, shumica në qytetet kineze dhe qytetet në shtetet fqinje.

Ekzistojnë shqetësime në rritje për përhapjen e virusit, pasi qindra miliona njerëz udhëtojnë për festimet e Vitit të Ri Kinez, i cili fillojë  të premten më 24 janar 2020.

Mbi 80 ka shkuar numri i personave të vdekur në Kinë nga Coronavirusi, dhe mbi dy mijë të tjerë janë infektuar deri më tash nga ky virus. Të prekur nga virusi janë konfirmuar edhe dy raste në Francë, derisa po dyshohet për një rast edhe në Austri dhe Zvicër.


Autoritetet kineze deklaruan se disa dhjeta kinezë kanë  ndërruar jetë nga koronavirusi, i cili ka përhapur panik në Kinë dhe në shumë vende të tjera të botës.

Raste me këtë lloj koronavirusi u shënuan edhe jashtë Kinës, përfshirë: Shtetet e Bashkuara, Singaporin, Nepalin, Tajlandën, Korenë e Jugut etj.

Ndërkaq ai ka mbërritur zyrtarisht edhe në kontinentin evropian, pasi në Francë janë shënuar 3 persona të infektuar. Një rast ishte në Bordo ndërsa dy të tjerë në Paris. Po ashtu një i prekur është identifikuar edhe në Angli.

Dyshohet se virusi, që sulmon sistemin e frymëmarrjes ka nisur të shpërthejë mes njerëzve, që kanë punuar ose vizituar një treg ushqimor në periferi të qytetit Wuhan, në fund të muajit të kaluar.

Koronavirusi, i cili ka përhapur panik në Kinë dhe në shumë vende të tjera të botës duke shkaktuar 41 viktima dhe mbi një mijë të plagosur, ka bllokuar pjesën më të madhe të Kinës.

Vendi festojë  Vitin e Ri kinez në gjendje emergjence kombëtare, por autoritetet shtetërore në Kinë kanë anuluar çdo aktivitet festiv.

Edhe pse është festa më e rëndësishme në kalendar, janë pezulluar fluturimet e udhëtimet jashtë vendit, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit dhe bllokimin e të prekurve.

Virusi kinez

Megjithatë, ai tashmë e ka kapërcyer Kinën pasi janë shënuar të prekur në Shtetet e Bashkuara, Singapor, Nepal, Tajlandë, Kore e Jugut, Francë, Angli, Malajzi etjerë.

Disa qytete janë mbyllur dhe lëvizja me transport publik, privat ose ajror është kudo e vështirë por situata më kaotike paraqitet në qytetin e Wuhan, aty ku u lokalizua virusi vdekjeprurës.

Mendohet se koronavirusi që sulmon rrugët e frymëmarrjes nisi në një treg që shet shpendë të gjallë, prodhime deti dhe kafshë të egra në këtë qytet dhe u përhap me shpejtësi në provincat përreth.

Qeveria ka nisur ndërtimin e një spitali të ri në Wuhan ndërsa spitalet aktuale, siç shihet në videot e mëposhtme janë të tejmbushura, ka panik, njerëz që shtrihen në dyshime, mjekë që rrëzohen dhe shumë maska.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.