9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Prof.Dr.Flori Bruqi

 

Mirlind (Maxhun) Bruqi(1968-)

Prof. Dr. Mirlind (Maxhun) Bruqi, Ph.D, lindi në fshatin Isniqtë Deçanit, më 21 janar 1968. Shkollën fillore e kreu në vendlindje , ndërsa gjimnazin në Deçan. Studimet i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit “Hasan Prishtina”, në Prishtinë më 1992, studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë më 1997.

Në vitin 2005 e mbrojti tezën e doktoratës më titull :”Optimalizimi i proceseve prodhuese në linjat fleksibileasembluese të reparteve të elektromotorëve në fabrikën ATB-Wiena”
Bruqi është i punësuar në Në Fakultetin Teknik të Prishtinës, (Dega e mekanikës), ku ligjëron këtolëndë:

Mësimdhënës në lëndët e nivelit Bachelor:

1. Teknologjia e përpunimit

2. Përpunim me deformim

3. Përpunim me deformim I

Mësimdhënës në lëndët e nivelit Master:

1. CIM, 2. Përpunim me deformim II, 3. Makinat për përpunim me deformim. 4. Modelimi i sistemeve prodhuese, etj.

Në Tiranë nga viti 2016 ligjëron edhe në Universitetin Politeknik lëndën: “Teknologjia Mekanike” për pjesën e përpunimit plastik.

Profesori Bruqi, më tepër merret me hulumtime shkencore në fushën e projektimeve të proceseve teknologjike si dhe veglave të përpunimit me deformim dhe me simulimin e proceseve prodhuese – CIM.

Është autor dhe bashkautor i disa teksteve universitare si dhe mori pjesë në disa kongrese, simpoziume dhe konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Dr. MirlindBruqi është autor i softuerit për enkriptimin dhe dekriptimin e të dhënave, GOV-DYN Code (2008) si dhe X-Code (2009), që përdorën sot në Stafin diplomatik të Republikës së Kosovës.

Ushtroi disa funksione në arsimim, ekonomi, dhe shkencë, si anëtar bordesh, konsulent i shumë projekteve qeveritare dhe universitare etj.

Botime:

1.Hulumtimi i mundësisë për automatizimin e disa elementeve të procesit projektues dhe konstruktues të teknologjisë së farkëtimit(magjistratura, 1997).

2.Sistemi programues për llogaritjen automatike të disa parametrave optimal të procesit të farkëtimit,1998.

3.Llogaritja automatike e formës dhe dimensioneve optimal të pjesës farkëtuese të bashkësisë sipas kritereve të Bashkësisë Evropiane, “EUROFORGE”, 2001.

4.Optimalizimi i proceseve prodhuese në linjat fleksibileasembluese të reparteve të elektromotorëve në fabrikën ATB-Wiena, (Doktoratura,2005).

5.QualityManagement, Prishtina, 2007.

6. Data Security, Prishtina, 2007.

7.Computer Networks, Prishtina, 2008

8.GOV-DYN-Code – Office of the Prime MinisterofRepublicofKosovo, 2008.

9. X-CODE – MinistryofForeignAffairs, 2009.

10.Metal forming I, Prishtina, 2011.

11. Metal forming II, Prishtina, 2011.

12. Formingmachines, Prishtina, 2011.

13.Harmonizimi i kërkesave të tregut të punës me sistemin Arsimor, zhvillimi i standardit të profesionit dhe kualifikimit në nivelin 6 dhe 7 të KKK në fushën e Mekatronikës.,ALLED, 2016.

14. Withscientistsandinvitedcompanies “biomassco- generation” –(MIRECK, Hamburg UniversityofTechnology, TUHH -Germany, 2017.

15.Projekti i Klasterit Industrial për Energjinë e Ripërtrishtshme dhe Industrinë e përpunimit të metaleve (KIMERK); FIM nga UP, MTI, Bizneset Kosovare, Klasteri i Hamburgut dhe GIZ-(” –(MIRECK, Hamburg UniversityofTechnology, TUHH -Germany,2017).

16.Përdorimi i aluminit dhe lidhjeve të tij në industrinë automobilistike,Tiranë, 2017.

17.Trendët bashkëkohore nga të cilat sot është i zhvilluar përpunimi plastik i metaleve, Tiranë, 2017.

18.Përdorimi i TI në teknologjinë e përpunimit plastik të metaleve,Tiranë, 2017.

19. Krijimi e softuerit për automatizimin e procesit teknologjik të përpunimit me deformim plastik, Tiranë 2018.

20. Certifikimi i produkteve sipas normës evropiane CE, Tiranë, 2018.

21. CIM, 2018

22.Flexiblemanufacturingsystem, 2018

23.Automatizimi i procesit teknologjik të farkëtimit dhe CIM,2018.

24.Optimisation offlexibleassemblysystemsforelectricalmotors,2018.

25. Optimal designandanalysisofvehiclesuspensionsystem,2018.

26. Certifikimi i laboratorëve provues,Tiranë,2018.

27. Torzioni me presion të lartë ( Highpressuretorsion – HPT),Tiranë, 2019.

28. Cilindrimi komulativ (Accumulativerollbonding – ARB), Tiranë, 2019.

29. Tejshtypja alternative (Reciprocatingextrusion – compression – REC), Tiranë 2019.

30.Përkulja e përsëritur alternative (Repetitivecorrugationandstraightening – RCS), Tiranë, 2019.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.