Hesht, po deshe hesht
hesht, mos thuaj asnjë fjalë
se dhe me heshtjen fletë
oh sa shumë fletë…
Të fletë buzëqeshja jote
syri ytë të fletë
të flasin buzët që të dridhen
dhe fytyra e ndezur zjarr…
Hesht!
Hesht, se ndofta është më mirë
le të flasim pa tinguj zëri
le të triumfojnë fjalët e zemrave
më mirë me ta kuptohemi
Hesht, çapkënja ime!
E bukura e dheut,
pulëbardha mbi dallgë deti
sirenë deti,
hesht!
Le të flasin zemrat,
le të flasim
përfshirë nga valë tërmeti
Hesht…!
jahe FIDA .-