17.5 C
Tiranë
E martë, 15 Prill 2025

Prof:Tyran Prizren Spahiu

 

MIKPRITJA SHQIPTARE
Lindi në kullën burrëror’,
pajisur me ngrohtësi njerëzor, fjalorth të lashtësisë,
shpirti ndien qetësinë,
sërish hesht
trokitja dëgjohet!
‘’Zotëri i shtëpisë, udhëtarë jemi
hallexhinjë që posa kaluam kufirin e kurdisur…
kemi dëgjuar
ke fisniku, siguri do gjeni, kafshatë për fëmijë,
është familje besnike,
me zemër të pastër, pa njolla në prag,
do ju ofrojnë mirëseardhje të merituar.’’
*
…mëton të mirëpret mysafirët, hap portën e bujarisë,
mirëseardhje në vatër ofron,
vëllezërit janë të një gjaku, kombit të lashtë,
bukë e krip duhet dhënë udhëtarëve të natës.
*
Nikoqire, zonjë, nënë e shtëpisë,
nevojtarët na kanë ardhur,
jashtë bën ftohtë, ngricat kanë mbuluar oxhakun,
nga qilari na sjellë bulmet,
mish të prerë e tharë në tym,
bukë misri, për fëmijë pogaçe të bardhë,
sonte,
dua që sofra e mbushur të mirëpret rrugëtarët,
unë, do ndezi koftorin në odën e madhe të bujarisë.
Tyran Prizreni Spahiu
Vargje poetike
KALORËSI
SIMFONIA BOHEMIANE
… poet, duke u skalitur në skulpturën e kohës
lartëson gjuhën e bekuar të Poetit
në këtë hapësirë shenjtërimi
ndërtuar është Mauzoleumi i Përjetësisë
Zonjë /Zotëri, ju lutem hidhni një sy
në mahogany është ulur Bohemian
nxitur nga letrat-dashës
kurorëzuar nga Literature Royal Court
vargje ka shkruar në Mbretërinë e Poezisë.
**
… më quaj ëndërrimtar bohem …
ndjenjat lundrojnë, rrugët endacake
ranger në kërkim të dashurisë.
… më sulmoni … përqafim … përshëndetje
… por të lutem
kurrë mos u mundo të shuash zjarrin e ndezur për shkronjat qiellore …
*
… shkruaj për të ndjerë epshet
dorëzoju alfabetit
në këtë piramidë janë fshehur
dehja, dashuria, emocionet, urrejtja, mërzia, atdhedashuria
Sharmin
devotshmëria
vendi ku bukuria merr jetë
vargjet përkëdhelin qiejt
kujdesshmëria e sinqeritetit rregullon
hapen portat e parajsës
engjëjt zbresin krahëhapur
fisnikëria i pret te vatra
vetem ne keto momente ndjej qetesine qe keshillon.
*
… por, krenarë janë toka dhe shtatë qiejt
mirënjohës këtu dhe në përjetësi
jemi pafundësisht falënderues
TI Rizgjim që na sjell POEZITË e ardhshme…
të gjitha të drejtat e rezervuara
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.