14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Publikoj Gjin Musa

Ish-deputeti i PS-së, ‘çmenduritë dhe padrejtësitë e kohës’ me mjekun Luan Nikollari.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mjeku i Traumës u nda dje para kohe nga jeta. “I ndershëm si rrallë njeri! Fati i keq e goditi rëndë vitet e fundit me humbjen e gruas, por edhe me çmenduritë e padrejtësitë e kohës, ku shtëpinë e blerë e të paguar po ja merrnin, ishte në gjyqe”, thotë miku i tij, ish-deputeti socialist

Ndarja e parakohshme nga jeta e mjekut të spitalit të Traumës ka tronditur të afërm, miq dhe shokë të tij. Fati ndonjëherë tregohet mizor me njerëzit e mirë e të ndershëm.

Luan Nikollari kishte humbur bashkëshorten pak kohë më parë. Ndërsa kohët e fundit deputeti socialist, Besnik Baraj, thotë se ai endej gjyqeve prej “çmendurive e padrejtësive të kohës, ku shtëpinë e blerë e të paguar po ja merrnin”.

Besnik Baraj ngushëllon vajzat e tij dhe thotë se mjeku Luan Nikollari do t’i mbetet në mendje si një mik i shkëlqyer njeri fisnik dhe i ndershëm.

“Sapo më dhanë një lajm i trishtë, u largua para kohe nga kjo jetë doktor Luan Nikollari. E njoha në Ministrinë e Mbrojtjes. Ishte burri më fisnik që kam njohur në atë institucion. Human jo vetëm si mjek, por ne thelbin e tij, si njeri”.

“Miqësor e i gatshëm të ndihmonte këdo. Sa e sa ushtarakë ndihmoi të kurohen jashtë…. I ndershëm si rrallë njeri! Fati i keq e goditi rëndë vitet e fundit me humbjen e gruas, por edhe me çmenduritë e padrejtësitë e kohës, ku shtëpinë e blerë e të paguar po ja merrnin, ishte në gjyqe….Do mbetet në mendjen time si një mik i shkëlqyer, fisnik e i ndershëm! I paharruar kujtimi i Dr. Luanit! U preftë në paqe! Ngushëllime vajzave!”, shkroi ish-deputeti socialist Besnik Baraj, pak orë pas ndarjes së parakohshme nga jeta të mjekut të Traumës. /Liberale.al/

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.