Publikoje. Vasil Nasaj
Shkruar nga:FLAMUR PUPA.
ZOTERUESIT E KALTERSIVE
Pilot, profesioni me i lavdishem,
Me i nderuari, por me i veshtiri.
Te jesh pilot kerkohet zgjuarsi,
Kerkohet shkathtesi, guxim e trimeri.
Ky profesion kerkon sakrifice,
Inisiative, krijimtari, intuite,
Edhe perkushtim e vetemohim,
Karakter te forte dhe optimizem.
Ky profesion nuk fitohet lehte,
Duhet shume pergatitje teorike,
Duhet vemendje e te jesh i mprehte,
Shkathtesi edhe ne veprimet praktike.
Ai kerkon perqendrim, mund e djerse,
Ndoshta edhe shume nete pa gjume,
Te mos i shmanget kurre pergjegjesise,
Perkushtim te madh per te fituar shume.
Shume vite me pare pilotet shqiptare,
Ne te tjera vende profesionin mesonin,
Nga pilote te shume vendeve te tjere,
Aty e tregonin veten qe dallonin.
Shpejt u hap Shkolla e Aviacionit ne Vlore,
Per te pergatitur sa me shpejt aviatore,
Pilote te afte e te pergatitur,
Teknike e specialiste te ditur.
Per kete u desh te punonin,
Pedagoge e pilote shume te afte,
Te pergatitur e shume te qarte,
Per detyren e veshtire qe do kryenin.
Shume e shume vite do kalonin,
Aty do derdeshe shume mund e djerse,
Breza pilotesh do diplomoheshin,
Me ata Regjimentet do plotesoheshin.
Ne Regjimente stervitje do ushtronin,
Qitje-bombardime te perfeksiononin,
Ne kapje ajrore veten te provonin,
Qe ne rast nevoje armikun te perballonin.
Vitet kaluan, ata veten treguan,
Ne mbrojtjen e kufijve tane ajrore,
Gjuajtes te huaj si edhe te tjere,
Te uleshin ne aerodromet tona i detyruan.
Por stervitjet kerkuan edhe sakrifica,
Keshtu disa prej piloteve tane,
Ne perballje me situata te veshtira,
Per Atdheun tone jeten e dhane.
Ata qe jeten e tyre s’e kursyen,
Sot kujtohenme dhimbje e respekt,
Ne aktivitete te ndryshme perkujtohen,
Nga veteranet aviatore nderohen.
Flamur Pupa, Nentor 2015