8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Qazim Berisha

 

Me rastin e 29-vjetorit të shkuarjes në amshim të mësuesit të popullit Enver Kapiti..L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano

IKE SHUMË HERET o miku im i mirë
Pas vetës le shumë dhembje e pikëllim
Sa shumë ëndrra pate thurur për jetë
Ato u këputën si meteor në atë kallnuer
Që pate shkruar me ngjyrën e gjakut
Të dua LIRIA ime e shtrenjtë
Nxënësit gjatë mbajtën në mend
Këtë fjali kujtimi të shkruar
Vlimeve historike kurrë s’iu ndave
Por në ballë qëndroje si trim
68-ta 81-ta dhe 89-ta të gjetën me sytë zjarr
Për lirinë e shtrenjtë të atdheut
Edhe sot ndiej dhembje
Miku im i.dashur për Ty
Kur ike pa lamtumirën e fundit
Në atë dimër të acartë
Sa shumë ndiej dhembje
Shpirtin juaj i zhuritur
Nuk arriti ta gëzojë lirinë e ëndrruar

6 shkurt 2020

MERRE KËTË GUR stralli
Farkoje për ashtin tim
Le të ndezen yjet e natës
Dritë le të bëjnë në errësirë
Ka vite që agimet lindin të kuqrremtë
Me dhembje të shpirtit trazuar
Merre rrugën e ecën drejt lumit
Mos u ndal në kthesën e parë
Duhet sa më parë te arrijmë
Atje te guri i ndarjes të moteve
E të.vëmë këmbë mbi atë gur
Le të gjuajnë rrufetë edhe ditën edhe natën
Është rruga jonë e gjatë
Që jemi nisur në drejtim të detit
Për një bashkim të përmallshëm
Për gjakimin tonë të ndrydhur jetësor
Ec e mos u ndal miku im
Le të çmendej bota e çmendur
Se ne shekujt i lam pas
Duke kërkuar bashkim të vonuar

6 shkurt 2020

MERRE PRUSHIN e zemrës sime
Shpërndaje cep më cep trollit
Le të përhapej dashuria për dritë
Ajo dashuri e zjarrtë lirie
Le të çmendej bota e arnuar
Fjala e fundit mos të na mbetej regëtin shpirti
Merre rrugën atë rrugë të thepisur
Le të përkujtohen vuajtjet e etërve tanë
Që bënin rrugë të gjatë mundimi
Për të gjetur fjalën e besës
Që doli nga jehona e krismave
E kurorëzua me fitore të madhe
Por mos harroni se rruga jonë
Ishte e shtruar me driza e jo me lule
Që u la me gjakun e trupit

2 shkurt 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.