Babai i Heroinës ,Xhevë Lladrovci prof Avdyl Krasniqi në vitin 1971 i kishte nxjerrë eshtrat e kryetrimit Azem Bejtë Galica nga shpella e Perqevĕs në një thellësi prej 70 metrash ,ku ishin ruajtur nga viti 1924 .
Ishte amaneti i tij i fundit para vdekjës kur ishte i plagosur rëndë,që në asnjë formë trupi i tij i vdekur , mos të bie në dorë tē Serrbëve ,për ti rivarrosur në fshatin e tij të lindjës në Galicë.
Çfarë koicidence historike e për ironi të fatit,pikërisht Xheva vajza e profesorit bashkë më Fehmiun ,si Sota e Azemi në luftë ishin tē pandarë, ranë në altarin e lirisë ,për të mos vdekur kurrë.
Lavdi prof Avdyl Krasniqit.
“”””””””””””””””””””””
Sot më 1 tetor është përvjetori i 23 të i organizimit tĕ demonstratave të studentëve për lirimin e objekteve univerzitare pas okupimit të tyre nga rexhimi serrbë i cili pas suprimimit të autonomisê i kishte debuar studentet nga objektet univerzitare duke i dëtyruar tê zhvillojnë sistem paralel.në objekte privats nga viti 1990.
Krahas kërkesës për kthim të studentëve në objektet e tyre kishte edhe kërkesa për një riorganizim të ri politik e ndërrim të diskursit nga ai pasiv në aktiv për ti dhënë fund apatisë,defetizmit e roberisë klasike .
Këto ngjarje paraqesin fillimin e një politike të re aktive e që rezultuan më daljën në skenë të UÇKsê e cila e ndĕrroj kahjën e politikës e të historisë sonë.
Shqiptaret treguan se lirija ska alternativë e më mirë të vdiset se të jetohet në robëri,këto demonstrata e mposhtën frikën dhe reflektuan thellë në vetëdijën kombetare duke treguar se pritjës se gjatë e të pashpresë i erdhi fundi.
Rrspekt organizatorëve ,studentëve që i treguan Serrbisë se Kosova është e jona e skemi tjerêr atdhe e den baba den jemi ketu e do mbetemi këtu sa të këtë jetë.
Prishtinê,1 tetor 2020.
Prishtinë:
22.09.2020
“”””””””””””””””
Sot kremtohet përvjetori i 31të i ribashkimt gjerman e fillimit të rënjës se murit të Berlinit i cili ndodhi pikërisht më 09.10.1989,i cili ishte ndërtuar në vitin 1961 ,nga udhëheqja gjermano -lindore e i dirigjuar nga Stalini.
Muri e kishte ndarê plotë 28 vite jo vetëm Berlinin por dy shtete të njëjtit popull,dy sisteme antagoniste ,dy blloqe ushtarake e ishte sunonim i luftës se ftohtë.
Qindra e mijëra gjermano- lindor gjëtën vdekjën në përpjekje të kalimit të murit të ferrit,të vdekjës e padrejtësisë se madhe historike i cili ishtë i lartë 3 metra më gjemba e i cili e kishte ndarë Berlinin në dy pjesë të pakalueshme.
Rënia e murit mundësoj bashkimin gjerman dhe jehona e bashkimit gjerman ndikoj fuqishem në rënien e komunizmit në europën lindore,zhbërjën e BRSS ,të RSFJ dhe ishte fund i botës bipolare ,fund i bllokut të Varshavës ,fiind i përdës se hekurtë e fund i dominimit rus në europe lindore e vendet baltike.
Rënia e murit pati jehonë e impakt edhe në botën shqiptare ku fryen erërat e demokracisë e lirisë në Shqipëri e Kosovë ,ku në Shqipëri ra komunizmi ndërsa Kosova e varrosi komunizmin dhe filloj ndarjën pakthim nga Serrbija duke mos e zgjedhur çmimin e lirisë.
Rënia e murit e bëri botën më të sugurtê në aspektin e sigurisë gjepolitike,tĕ konsolidimit të demokracisë ,tĕ levizjës se lirë ,të kapitalit dhe avancimin e të drejtave të njëriut.
Gjithësesi roli i Gorbaçovit e perestojkës ishin vendimtar në këto ndryshime epokale pa e harruar roli e Reganit fillimisht të Bushit senior,zonjës se hekurtë Theçer ,kancelarir e vicekancelarit Kohl e Gensher,Papes Gjon Palit të dytë e CIA amerikane.
Gjermanija ishte shkaktare e dy luftrave botërore ,e në armiqĕsi shekullore më Francën e sot paraqesin se bashku lokomotivën e BE e prijese për integrim e zgjerim europian,konsolidim të demokracisë e shembull për tu ndjekur për pragmatizem,luftimin e ksenofobisë,paragjykimeve etnike e fetare luftimin e ekstremizmave e të antisemitizmit.
Rafet Ismajli.
Prishtinë,3 tetor 202
“”””””””””””””””””
Marije Shllaku ishte një studente nga Shkodra një idealiste e luftetare e përbetuar kundër fasbizmit e komunizmit ,e cila kishte marrë pjesë në kuvendin e Drenicës më 20 janar 1945 dhe kishte ndikuar më fjalimin e saj të zjarrtë në pajtimin e Shaban Polluzhes e Mehmet Gradices dy figurave drejtuese e emblematike në luftën e Drenicës.
Vullnetarisht ishte inkuadruar në luftën e Drenicës prej 20 janar 1945 deri më 21 shkurt 1945 , dhe kishte shfaqur mllef e habi si komunistet e Shqipërisë i ndihmonin komunistet jugosllav kundër forcave patriotike në Drenicë ku ishte betuar për rezistencë kundër Jugosllavisë e komunizmit bashkë më figurat më patriotike të kohës si Shaban Polluzha,Prof Ymer Berisha,Atë Bernard Llupi,Ndue Perlleshi,,Ukë Sadiku ,Ukshin Kovaçica,Gjon Sereqi e figura tjera eminente .
Ishte pjesmarrese edhe në kuvendin e Doberdolit më 4 e 5 gusht të vitit 1945,dhe në luftën e Çelisë se Siçeves , në qetën e luftetarit e patriotit të madhë Ukë Sadiku i biri i Sadik Rames nga Gjurgjeviku i madhë i cili në vitin 1947 u pushkatua nga pushteti komunist jugosllav.
Kishte ideal të fortë e ishte e frymëzuar në rininë e saj nĕ Shkoder nga idetë patriotike tê madhit Gjergj Fishta, Hamzë Kazasi e Osa Kuka .
Derisa po sherohej ishte tradhetuar e dekonspiruar të OZN a jugosllave ku ishte denuar mê pushkatim më 24 nëntor 1946 ,nga gjykata sipas akuzes se Prokurorit të atëhershem Ali Shukria dhe në sallën e gjyqit në Prizren kur i ishte kumtuar se do pushkatohej kishte brohoritur :
“KOSOVË GJAKU IM T’U BËFTË DRITË”.
Ishte e mbetet rast unikal e cila ishte flijuar për Kosovën në lulën e rinisë se saj në moshen 24 vjeqare.
Prishtinë,11.tetor 202
“”””””””””””””””””””””””
Megali idea greke e kryministrit grek Koleti për Greqinë e madhe dhe idea serrbe për Serrbinë e madhe e ministrit të jashtem Garašanin Narčetanie kanë lindur në sinkron në vitin 1844 dhe ishin të inspiruara nga qarqe ultra -ortodokse pêr albanofobi e islamofobi të theksuar ku mendohej që popullata shqiptare ortodokse të sllavizohej e helenizohej përmes klerit ortodoks e pppullata muslimane e katolike të debohej.
Këto dy ide për zgjerim në dëm të trojeve etnike Shqiptare kishin gjetur mbështetje nga Rusia në marrëveshjën e Shen Stefanit mjerisht nga Rusia Shqipëria u projektua vetëm si hapsirë gjeografike e jo etnike dhe duhej leshuar hapsirë Serrbisë e Greqisë e ky botkuptim i Rusisë u imponua në kongresin e Berlinit më 1878 ku ishin sakatuar trojet shqiptare.
Megalaidea greke mendonte të zëvendesoj Bizantin më Greqinë e madhe si trashigimtare kulturore e fetare më Konstandinopojen kryeqytet e kufinjtë më Shqipërinë herë i caktonte të lumi Drini herë të lumi Shkumbin e pikë referimi ishte çlirimi i Vorio epirit.
Idea serrbe pĕrmes nerčatanisë ishte përtrirja e shtetit mesjetar serrbë të Car Dušanit më Kosoven,maqedoninë ,BH,Malin e zi e gjysmën e Shqipërisë.
Garashaninin Kosoven e quante Serbija e vjetër.
Kĕto dy ide pĕr Greqi e Serrbi të madhe bashkë më Rusinë e kanĕ propaganduar e luftuar më të madhe idenë e Shqipërisë se madhe e cila kurrë nuk ishte shfaqur si ide ekspansioniste nĕ asnjë program.
Historia është më tepër se kujtesë ,ështē deshmitare e kohës e mesuese e jetës e nëse nuk mësohet mund të përseritet.
Rafet Ismajli
Prishtinë:
13 tetor 2020
“””””””””””””
Osa Kuka i Shkodres në vitin 1862 në Kullen e Vraninës nĕ kufirin Malazezo-Osman e dogji vetën nê luftê të pabarabartë më malazezë duke i djegur edhe edhe ata brënda kullës dhe Mic Sokoli i Tropojes në betejën e Slivovës kundër Turqëve në vitin 1881 ishte gjuajtur mbi top duke e flijuar vetën që ti motivonte luftetarët e tij kundër armikut.
Këta dy shembuj unikal në histori tregojnë se atdheu êshtë mbi çdo kauzë,dhe shqiptari më parê vdes nĕ kêmbë e më armë se në gjunjë e i roberuar sepse përulja nuk është në sinkron më traditën e fisnikërinë Shqiptare.
Këta ishin flijuar pêr Shqiptari e jo për krahina , fe e as ideologji.
I madhi Gjergj Fishta lahuten e Malsisê që shumë e njohin si kryevepêr të letërsisë sonë e kishte shkruar i inspiruar nga heroizmi i përmasave mitologjike i Osa Kukes e vetflijimi i tij në kullên e Vraninës.
Rafet Ismajli
Prishtinë:
16 tetor 2020