“”””””””””””””””””””
Zoti Kryeministë mos i harro Shqiptarët e Bihorit.
Zoti Kryeministër ju e keni paraparë që në kuadër të ptojekt- bugjetit për vitin 2022 ti ndani 2 milion euro për luginën e Presheves e kjo vlen të përshendetet.
Pos kesaj shumë do ishte mirë ti ndihmoni edhe Shqiptaret e Sangjakut e të Bihorit sepse ata të parët ishin target i asimilimit e shfarosjës në programet e levizjës çetnike të Drazha Mihajloviqit në vitet 1942 e 1943 dhe në vitin 1945 nga çetnikët e konvertuar në partizan dhe nuk guxojmë të harrojmë se na mallkon historia sepse në prag të bozhiqeve ortodokse më 5, 6 janar 1943 në Bihor ishin pushkatuar 4628 Shqiptarë edhe pse Bihori ishte zonë e demarkacionit mes Serrbisë se kuislingut Nediq( nê kolaboracion më Gjermanët) zonës Italiane e Shqipërisë se madhe e formuar më pelqimin e Italianëve .
Zoti Kryeministër si në masakrên e Tivarit edhe në masakren e Bihorit që janë edhe masakrat më të mêdha e të cilat gjatë ishin fshehur nga komunistet, Shqiptaret ishin prerë në besë nga komunistet serrbë duke u therrur e ekzekutuar brenda dy netëve dhe ata qê i’u kishin shpetuar çetnikëve ishin vrarë pabesisht nga partizanët.
Nuk e di pse heshtin historianët tanë dhe pos prof dr Nexhmedin Spahiut historianët tjerë ose janë në gjumë ose kanë grada shkencore partiake e për servilizëm.sepse jam i befasuar nga heshtja e kuazihistorianëve tanë , dhe pyes vetën vallë këta alamet historianë a e dinë se 4628 Shqiptarë ishin therrur e ekzekutua në Bihor, dhe kur e shohë këtë nivel të historianëve e publicistëve që kemi mendoj vallë a kemi shkollim dhe çka na pret nesër.
Kjo heshtje po na vretë sepse kemi jetuar gjatë në komunizëm e nuk kemi mësuar për konvertimin e çetnikëve në partizanë , e as për pansllavizmin e idetë antishqiptare ruse-serrbe e greke që ishin në sintoni të plotë, sepse komunistet serrbë e rus ishin pêrpjekur duke e falsifikuar historinë ti restaurojnë idetë pansllaviste.
Është fakt notor sesi çetniket brenda natës ishin konvertuar në partizan pas disfatës se nazi-fashizmit dhe pikërisht këta çrtnikë të konvertuar i kishin kryer nën petkun partizanë masakrat të prirur nga urrejtja e shfrenuar patolojike kundër Shqiptarëvre në Tivar,Drenicë e në Gjilan në vitin 1945 më ç’rast i kishin likuiduar më qindra e mijëra përsona më të vetmin faj pse ishin Shqptarë e shiheshin si element i huaj duke i etiketuar si kullak, reaksionar e kolonë e pestë , term që u atribohej kolaboracionistëve më gjermanët.
Mos të harrojmë shumë Shqiptarë në krye më Shaban Polluzhën, Bislim Bajgoren, Pajazit Boletinin kishin luftuar që mos të maaakrohen banoret e sangjakut nga çetnikët e Drazha Mihajloviqit e në histori mbahen mirë mënd fjalimet e Shaban Polluzhës e Mulla Ilaz Brojes në Duga Polane afer Novi Pazarit në vitin 1941 se pa u mbrojtur Sangjaku nuk mund tê mbrohet as Kosova.
E kenë obligim moral e kombëtar historianët ti tregojnë brezave të rinj se Shaban Polluzha më shumë luftetarë i ka rezistuar jo vetëm në Drenicë prej 20 janar1945-21 shkurt 1945 brigadave elitare partizane tê drejtuara nga gjenerali Petar Brajoviq për mbrojtje të rezolutës se Bujanit për bashkim më Shqipërinë e kundër tradhrtisë komuniste Jugosllave e masakrimit të Shqiptarëve që i’ u bënin duke i derguar në fronte si Dalmaci, Srem e deri në Triestë më parulla fiktive si jetën e japim e jo edhe Triesten, por ishte edhe në mbrojtje të Shqiptarëve në Sangjak nga çetniket qysh nga viti 1941dhe në nuk mund të hecim kështu duke i anatemuar luftetarët që e mbrojtën Shqiptarinë e duke i’u thurur elozhe komunistëve Kosovarë që kishin punuar kundër interesave të popullit Shqiptarë.
Për ironi të fatit e të historisë Shaban Polluzha,Ukshin Kovaqica , Ahmet Selaci, Aziz Zhilivoda që e kishin mbrojtur kauzën e bashkimit kombëtar e popullin e pambrojtur nga masakrat e tradhetia komuniste ishin anatemuar nga historia e nomenklatura komuniste mbi 50 vjetë e rroktarët komunistë Shqiptarë që i kishin shêrbyer më dëvotshmëri idesë se vêllazerim-bashkimit e patriotizmit Jugosllav e që e kishin sakatuar kauzën Shqiptare ishin glorifikuar deri në heronj.
Atëbotë ishin mbi 80% Shqiptarë e sot mjerisht ka ndryshuar demografia .
Kêtë e dëshmon fakti se të moshusrit ênde e ruajnë plisin si simbolin e vjetër autokton.
Mbaj përgjegjesi nëse të dhënat për masakrën e Bihorit nuk qendrojnë , sepse i kam.shfletuar mirë arkivat dhe i’u kam referuar saktë datës, vitit e numrit të masakruarëve shqiptarë në Bihor në prag të bozhiqeve ortodikse më 5 ,6 janar 1943.
I mirëpres kritikat veçmas ato të historianëve.