13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Rajmonda Shyta Kolvani

Parajsë dhe ferr.
Qiriri digjet, në flakë të javashtë,
Dhe sumbullat e dyllit, shkrijnë në lot,
Gjith yjet e natës, vërshojnë nga jashtë,
E djegin çarçafët, ç’ llahtar o Zot!
Çarçafët e bardhë, qiell parajsor,
Me flakët e ferrit, përleshen, medet,
Parajsë dhe ferr, ti shtrat martesor,
Ku shpirti digjet, mes flakësh për tmerr.
Pa pritur, fanitet, një re, porsi fashë,
O Zot , ç’është kjo, kë plagë të fashoj,
Fasho, ti shpirtin, që u dogj në flakë,
Melhem ka aty, melhem hyjnor!
7/8/2022 Rajmonda Shyta Kolvani.

Mall i marrë.
Si ti ngrys, ditët pa ty,
Stja bëj, mallit të marrë,
Kur do shihemi , të dy,
Sa do rrimë, kështu të ndarë!?
Si ti bëj, shpirtit derman,
Të ndal syrin, duke qarë,
Si tu them shokëve, aman,
Pse nga vasha ,qënke ndarë!?
Si të shkoj, asaj rrugice,
Ku më dhe, puthjen e parë,
Ku, dhe gurët prej karfice,
Ranë, përdhe si lot të rrallë!?
Flokët e gjatë, tu shpërndanë,
Yjet, u fshën aty, s’u panë,
Porse natës, dritë i dhanë,
Sytë e tu, ndezur shandanë.
Si tja bëj, që dhe me hatër,
Zoti i madh, pak të më mbajë,
Do ti lutem, ditë dhe natë,
Që të këthehesh, tek unë prapë!?
Vallë nga lutjet, yjet rranë,
Atij qielli, të pa anë,
Sytë e mi, sytë e tu panë,
Porsi yll, ç’mu çfaqe pranë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.