Zemra jep koncertin e fundit në natë..
Duartrokitje gri, feshferijne larg..
“”””””””””””””””””””””””””””””
E mban mend kur ike prej Prishtine,
Une te veshtroja ty ,e ti mua.
Lutesha me kryet e cuar drejt qiellit,
Qe ti te mbeteshe po ajo grua.
E mban mend kur mu hidherua shpirti.
Se doja te me ishe me prane,
Por ti kishe lindur bashke me furtunat,
E smund te te mbaja me gjate.
Ti mesuar ishe me shiun,
Me ato pika qe ti preka ne sy.
Si lende te kaltra notonin,
Lodronin pa pyetur ne gri.
Kane ikur vite dhe muaj,
Haruar s’te kam ndonjehere.
Afromu pak neper duar,
Te luajme si luajtem atehere.