16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Rashel Solomon

Shqipëria nënë
*
Shqiperia jonë ,e vogel ,sa nje arre
ne rrugen e lirise lulet, nuk i jane thare
E ndane e coptuan ,bukuroshes sonë
floket ja shkurtuan
Këmbët ja prenë , eh ,ja lanë në dhe të huaj
*
Ta fshinin kërkonin ,si meteor i haruar
Ismail beu ngriti zërin , me dashuri
mblodhi shqiptarët
prej Kosove e Çamëri mbritën , luftëtarët
mbi flamur shqiponja ,gëzuar
shpalosi krahët
*
Shqipërija nënë , e bukura në botë
fushat plotë grurë ,burimet ujë ftohtë
Alpet e zbardhur , kurorë mbi kokë
shqiponja aty ,shtëpinë ndërtoi që mot
*
Shqipëria jonë , e herëshme në botë
Historinë e shkroi ,mbi çdo gurë e shqopë
mbi çdo gërmadhë ,një lulëkuqe shqiponjë
Hallet e saj ndau me djemtë ,
në sofrën e ngrohtë
*
Kur dikush ta shkelë ,kërkon
petalet e luleve në gjëmba shëndrohen
gjëmbat me armë ,në trima shqiponjë
për Nënën Shqipëri ,krenarë heronj
*
Shqipëri e vogël , e vogel sa një arrë
Zemrën e saj ,Europa plakë
në copa ja ka ndarë…
Nuk është e largët ora kur sërisht,
në fytyrë buzëqeshja ,ti ndriçojë
28/Nëntor /2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.