11.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Rashel Solomon

Bilanci i vitit…
Ora sot , u ndal tek ty
Si kotele e pa bindur nuk largohej ,qe aty
I thashe , ti po fle ne enderime
Syte prej teje oh jo ,nuk i hiqte
….
Ja edhe nje dite ,paloset nje vite
Ti nuk ishe aty ,asnje dite
Mungove ne qiell kur u ndezen dritat
Mungove, kur hena gjumin kalonte ,ne heshta
Mungove kur yjet, si ne i pat zene halli
Mungove kur diellin, si ne e dogj malli
Mungove kur zemra te kerkonte pa resht
Mungove kete vite mungove , perse hesht ?!
Uroj ,vitin e Ri ta perqafosh me dashuri
Dolline ta ngresh ne qiellin e paster ,e pa shi
Ne te ylberit shkalle , endrat te ngjiten
Ne melodine e dallgeve si anije te vertiten
E mbyllem bilancin e vitit qe shkon ne ameshim
C’ka na fali ky vite ,ti ruajme si te bukur kujtim
Nje bluze te bardhe,te bardhe debore
Dy buze te thare qe asnje fjale , nuk thone
*
Nje zemer, qe ne heshtje digjet zjarre
Prej nje endere te reme ,
qe si vetetime , ju ul prane
Rashel Solomon
Dec/29/20…
“””””””””””””””””””

VITET SI NUMËROJ–!!
Nëse në njerëzi ka poetë dhe poete
Thesarin ta shpërndajnë jo ta mbajnë për vete
Epo unë nuk do shkoj gjer atje në Amerikë
Vetëm e vetëm që të sqaroj një replikë
E kërkoj s më del një çast të bisedoj
Skam mënyrë tjetër veçse ti shkruaj letër
Ja postova atje -me pullë rekomande
-Mike shkrova e botova si i thonë një poezi
Thashë për vete që jam i grisur- jo i grisur
Ti më thua që këto nofka janë barazi !!
Shumë të vlerësoj po këtu nuk dakordësoj
Nuk janë njësoj në gjeografi e gjeometri
Si nocione ndryshojnë në dimensione
Një kokë krisur s rri kurrë i grisur
Kostumet i ndërron sa herë dëshiron
Ndonjëherë po thua edhe brenda një ore
Kujtoj shpesh kohën tonë rinore studentore
Ti gjithë hijeshi pasqyrë trup e fytyrë
Ngarkuar atë kokë tru e flokë me okë
Zhivë në mësime e sidomos -matematikë
Kurse unë shul -hu -kërcu fare- nul
Aq sa sa kisha mësuar në tetëvjeçare
Se në shkollën e mesme gati s bëmë fare
Po shkëlqeja shumë në lëndën botanikë
Ty as që të kujtohet mua s më harrohet
Ndonjë çast shkëmbenim ato njohuritë
Sot ti Amerikane dhe zonjë e madhe
Unë në shoqëri njëlloj si dikur Ai
Kam dashur shpesh që të të etiketoj
Po ruaj vijën e kuqe se mos të lëndoj
Ja s të pëlqen e ndonjë shuplakë më kthen
Unë superfuqitë i kam shumë frikë
Lëre se ç tha Mao -Ce Duni e të tjerë të ndierë
Që s janë gjë tjetër tigër i bërë me letër
Po edhe dragoin në kinë -është me plastelinë
Ti po del shumë rrallë si hëna për Bajram
Ndjesë që po bëj këtë krahasim të vjetër
Po jam Bektashian dhe nuk di tjetër
E di si thonë për ty miq e mikesha
Më lehtë të futesh në asamblenë e OKB
Se sa të kërkosh e të takosh me të
Thua për mua rri në hije e tund ato tespie
Në ke këto mendime -bën shumë gabime
S erdha në kurbet për thërrime a pushime
Këto vite kam bërë studime e disa zbulime
Me vlera -që si kanë bërë koka të tjera
I kam botuar po më duket si ke lexuar
Pa tjetër që ke qenë me punë e preokupuar
Nga rasti përfitoj nja tre katër ti postoj
-Mbi dhe asnjë lumë s kthehet më nga është nisur
-Në ç do dhjetë njerëz – nëntë janë të krisur
-Mielli nga Ukraina -shitet bashkë me hime
-Leshi si produkt përbëhet nga shumë qime !!
Vitet si numëroj e për ta nuk të uroj
Po qofsh e lumturuar me gjithë ç ke rrethuar
Jetofsh sa dëshirofsh- gjatë dhe penë artë mbi kartë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.