NË DRITË TË HËNËS
Sonte a do të zbret
Nga qielli për në tokë
Të vie të flasim bashkë
Të pres sonte
Në këtë mbrëmje
Në dritë të hënës
Ah, sa i rëndë qenka
Ky mall i nënës
Zbrit me atë qetësinë
e shpirtit tend
Ma shëro këtë plagë
të thellë
Këtë zemër
të lënduar
Unë akoma jam gjallë
Jetoj me dhembjen
Si tehu i mprehtë helmues
Kur në çdo çast
Është duke më shoqëruar
Zbrit se sonte të pres.
Remzie Raci Rexhbogaj
“””””””””””””””””””””””””””””
NGJYRA IME
Sa bukur po dukesh mami
Me thoshte Erna
Dhe Ti e die
Se ngjyra ime e preferuar
Ishte ngjyra e gjelbërt
Ajo që i buzëqeshte Erna
A thua Engjujt i thonin
Së duhet ta bindeshin
Mamin tënd
Të ndërroj shijen e ngjyres
E përse kur më shiftë
Në ngjyr të zez
Me thoshtë
Sa bukur po dukësh mami
Tani edhe zemra ime
Ka kët ngjyrë
Sikur e tëre garderoba
E përhershme
E në veshët e mi
Më tingllon zëri yt Erna
Sa bukur po dukesh mami