8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

Rexh Nikaj

 

Pershetje me keto vargje te mikes time te nderuar poete Manushaqe Toromani.

NE FORMEN E NJE KARTOLINEJE,L'immagine può contenere: Manushaqe Toromani, con sorriso, persona seduta

Nje femer nuk mund te kthehet nē nje cope akulli,sado te ngrije stina perreth,Nuk eshte as nje kukull e bukur ne tej skaj qe mund te blihet per te zbukuruar ambientin ku jetoni. Femra eshte lule qe rritet dhe ne debore,ne acar e ngrice.ne ambientet qe kerkojne ta ngurtesojnē ,ta ftohin. Ajo jo thjesht mbijeton por kerkon dhe jeton bukur jo vetem per vete.e do te bukur dhe e zbukuron boten pereth.Keni degjuar per Luleboret?! Jo me kot ju eshte vene emri i tillē! Mjaftone te shohim si e ku rriten. Po Manushaqja.qe cel ne mes te debores( jo une).?! Habitemi te gjithe. Ja ashtu eshte femra.
Femra ka nje shpirt,nje shpirt te bukur,qe ju e trajtuat si te ishte hekur,perdoret gjithe forcen tuaj,energjite mbi te,te cmendur ndoshta nga xhelozia per bukurine e saj,mencurine,fisnikerine,elegancen,buzeqeshjen,hijeshine,dashurine,ecjen,forcen,format,trupin,shpirtin,menyrēn si jepet ,si ben dashuri,per menyren e aftesive te saj per te mbetur gjithmone aty,stoike,pa u perlyer nga lihesia qe perdorni shpesh mdaj saj,dhe kur i duhet te shkoj larg vetes ,mbetet femra qe te gjithe e adhurojne,deshirojne ,ta kene,ta duan,ta prekin,ta shijojne ,ti falen,krijese si e sajuar me dore nga vete perendia. Keni hedhur shpesh balte mbi te,e keni keqtrajtuar,dhunuar.poshteruar.diskriminuar deri dhe vrare.se per ju nuk ka qene e ndershme,ka qene imorale,mendjelehte,budallaqe,e shemtuar,trularaske ka qene djall a dreq qe nuk i duhet kujt,pa u kthyer e pa pyetur fare thjesht veten Ju nga erdhet? A nuk erdhet nga njera prej tyre? Pa te jeni nje hic,nje asgje.Eshte vete jeta,eshte buzeqeshja juaj,dhimbja qe sjell ne jete nje frymē. Ajo nuk e do meshiren tuaj,as forcen qe pretendoni se eshte fuqi dhe shpesh e perdorni kunder saj,e syte e bukur beni te qajne ,thjesht pak kujdes,vemendje,te vleresoni rolin dhe rendesine e saj ne jeten tuaj. Duajeni ate duke dashur veten tuaj,sepse do merrni dhjetefish cka jepni Ju shoh shpesh tek perkedhelni nje kafshe qe e keni marre nen kujdes,nje ,mace a nje qen,dhe me femren qe mbani ne krah nuk e beni nje gje te till,kur duhej te ish shume here me teper. Femra,eshte ajo nata me yje e hene,ku derdhen shtratit pasionet e deshirat tuaja,shuhen epshet ,ndizen zjarret,fiken dritat,nate qe mbetet gjate e do donit shume te tilla duke kerkuar e shpresuar kot nga larg,apo me syte nga perendia,kur ajo eshte vete dhurata qe duhet ta cmoni.Me syte e saj ju thote ja kujam. Lexojeni.Eshte aty me ju me teper t’ju kenaqe e t’ju beje te ndjeheni mirē ,me butesine dhe embelesine e saj.E keni pare kur ecen,me koken lart e floket shkund pas,e bindur se eshte ne qender te vemendjes dhe a thua se ne rruge nuk ka kembe njeriu.modeste dhe krenare,duke njohur potencialin e saj,por pa e shperdoruar. Femra eshte ajo ndjesia e bukur qe ju rrenqeth trupin e ju kot kerkoni larg shume larg nje arsye,eshte parfumi me i mir qe keni kursyer kaq shume ta beni tuajin sepse nuk i rezistuat dot. Eshte dielli ne shpirtin tuaj qe ju ngroh ditet ne acar,e ju nuk arrini ta kuptoni. Takat jo me kot jane bere per kembet e saj,aty ku ajo shkel mbetet nje shenje. I vesh per syrin tuaj ,por dhe tju tregoje se ajo eshte ne jeten tuaj,egziston fuqishem dhe kaq bukur. Femra eshte ai melhemi kur ju jeni lenduar rende diku dhe ju duhet te merrni veten. Eshte gjysma e botes,ku mbeshtetet tjetra,pa te as gjysma sdo egzistonte,. Femra eshte.fryma,ajri,uji,drita,shpirti,veshja me e bukur,kostumi ku qendron nje trup. Nese se pari nuk do mundni te kuptoni rendesine dhe vleren e femres,sdo mundni te silleni si duhet me te,sdo mundni te merrni asnjehere ate qe ajo ka dhe mban.brenda,dhe e ruan si thesar. Nuk eshte e lehte te kesh nje thesar apo jo?! Duhet mund ,sakrifice,inpenjim,deri ne lufte behet per te pasur nje thesar,. Nese do ishte arritur te kuptohej teresisht rendesia e saj,dhe ajo do ishte shume me e vertete,e tera femer,merreni me mend sa ndryshe do ishte gjithcka,e tere bota do ishte tjetersoj. Si nje kopesht me lule eshte bota me femren,qe do kujdesin e vemendjen te cele per ju ne cdo stine.M.T

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.