16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Rifat Ismaili

(NGA POETI

Rifat Ismaili

)

Përsiatje mbi poezinë “Veç një fjalë!..Të dua.”
Sado të perpiqem me fjale, nuk mundem kurrësesi të shpreh magjinë e kësaj fjale ” Të dua” …Është një fjalë e shtrenjtë, për të gjithë ne, por në vecanti për ju poet, që duhet prekur dhe përkëdhelur embël me gishtërinj të ndrojtur sic bën një violinist me violinën e tij para se ta bëjë të këndojë…Dhe vargjet e tua këndojne, poet, këndojnë me të gjithë damaret e gjakut dhe telat e zemrës fjalët e magjishme ” Të dua” …Si një lumë i fryre pas shtrengatave, vargu yt vrapon të hyjë neper shpirtra dhe agime, në honet e thella te vetedijes njerezore, ne skutat më të fshehta dhe labirinthet e enigmave dhe mistereve ende të paeksploruar…Vargje me pathos dhe dinamizem qe vetem poete me shtrirje gjitheperfshirese si ju, poet Veli, dine ta bejnë.
Veç një fjalë…Por nuk eshtë vetëm fjalë…Eshtë mushti i ekzistences njerezore, eshte ura qe lidh dy zemra, esht kod qe lidh te vdekshmen me të përjetshmen…
Duke ndjekur ne vijueshmeri krijimtarine poetike tuajen nuk habitem por mrekullohem. Nje poet i dashuruar me dashurine. Nje dashuri qe permbledh të gjitha dashurite brenda, per te celur dhe lulëzuar ne kopshtin e syve te gruas. Tek ai kopsht ku prej vitesh u ke marre ere trendafilave qe ajo ka mbjelle per ty, tek ai kopsht magjepses ku hena ndricon kujtimet e rinise dhe i perndrit vesemjaltin e ndjenjave në sumbulla të argjendta…Tek ai kopsht i bukur gruaje, ku dashuria te preku lehtaz ne fytyre, dhe si nje zane mali te burgosi ne kullen e saj te fildishtë.
Poet Veli, poezia behet jo vetem me talent por edhe me zemer, edhe me dashuri. Ka plot poete te talentuar, por vargjet e tyre notojne si te ngrire ne nete te akullta polare ndjenjash te rrezuara e te pashfaqura. Ndersa ju me harene e nje djaloshari, i kendoni dashurise si nje Dionis , i dehur me elizirin cudiberes te saj. Ju jeni tek dashuria dhe dashuria tek ju, tanime, pjese e pandashme si qielli me token, si deti me bregun, si mishi me thoin.Nje dashuri qe ju frymezon dhe motivon per te vazhduar jeten, per te thëne gjithçka e sa me pare, se koha shkon dhe ju doni të lini gjera te pathena e pengje te patretur.
Miresia ju ka mbushur shpirtin me paqe te shenjte e hyjnore, ju ka veshur me kostumin e dhendrrit, qe shkon i dashuruar ne dasmen e Poezise. ZOTI ju bekofte, dhe frymezimi te bjere si fjolla bore mbi tastieren e ndjenjave te tua, mbi udhen tende qiellore si pelegrin i shoqëruar nga nje karvan yjesh!
…VEÇ NJË FJALË ;”TË DUA”!
(Edhe në kohën e Virusit ,është ajo..DASHURIA!
Një fjalë magjike ,sa një oqean,
një fjalë gjithë dritë ,si një yllësi,
veç këtë fjalë, zemra ime mban,
në detin e gjakut,brënda në thellësi!
Veç një fjalë.., dhe koha për ty ndalet,
veç një fjalë …,dhe toka e dal rrotumllimin ,
veç një fjalë.., dhe në çast,ulen malet,
një fjalë. dhe veç ne ,në krejt njerëzimin!
Është veç një fjalës ,sa vetë toka e rëndë,
është veç një fjalë, e ngrohtë ,si një diell,
një fjalë, por një oqean malli ,mban aty brënda,
një fjalë,dhe vetëm ti dhe unë në tokë e në qiell!
Viteve,veç një fjalë ,më mbeti në mëndje,
një fjalë …,dhe sytë e mi, të shohin vetëm ty,
një fjalë pëshpëris unë, çdo çast me ëndje,
një fjalë e dashur,sa të gjithë yjet,sa një yllësi!
Vetëm një fjalë.., dhe gjithë bota ndryshon,
një fjalë nektar të them, dhe ti ëmbël ma thua,
një fjalë ,dhe për mua veç ti e dashur ekziston,
Sa peshë të madhe ,ka vetëm një fjalë;”të dua”!
Një fjalë,të më përkundë ëmbël,si në djep dikur,
Një fjalë ,dua të më thuash në jetë ,me ëmbëlsi,
Më e bukura fjalë e universit ,plot dritë dhe nur,
Veç fjalën “të dua” do të them ,deri në përjetësi!
(Poezi nga vëllimi”PLANETI I DASHURISË !)
RIFAT ISMAILI
SAVONA 5-4- 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.