14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Romeo Kara

Nje gje eshte e sigurte: SPAK-u nuk perfaqeson nje fryme të re, nje shprese reale për drejtesi, por eshte thjesht nje strukture e vjeter, me njerez të vjeter, me mentalitet të vjeter, por me nje emer të ri.

Kjo strukture mund të ishte zgjedhur thjesht në nje riorganizim shume me të shpejte, me nje ndryshim të thjeshte ligjor, të zbatueshem me nje urdher dite.

Perzgjedhja e spakisteve vetem nga trupa ekzistuese e prokurorise se vjeter, ishte garancia absolute se, organi i akuzes do të nderronte vetem emrin, por jo frymen dhe rezultatin e punes se tij.

Spakistet as qe e kane ndermend të ndryshojne avaz, të perballen me krimin për të cilin i detyron ligji, të lexojne realisht dosjet dhe të vleresojne faktet, të kerkojne të verteten, të godasin krimin dhe të mbrojne drejtesine.

Fatkeqesisht spakistet jane nje vrime në uje e kesaj reforme qesharake dhe demagogjike, e drejtuar nga mekatare dhe të paburre, qe duke e ditur veten per shume të zgjuar dhe popullin për naiv të pandreqshem, i lejuan vetes nje idjotesi të tille.

Qe të marrin nga 5 milione leke në muaj disa imbeçile e tradhetare të betimit të tyre, në kurriz direkt të drejtesise, kjo eshte me shume se e tepert, e zeze si ide dhe shume e piset per t’u anashkaluar.

Fakti qe sistemi nuk u reformua me njerez të rinj, brenda 24 oreve, kishte për qellim pikerisht kete, ndertimin e strukturave fiktive dhe inaktive karshi krimit politik të organizuar dhe korrupsionit, garanci të tyre dhe kamzhik ndaj kundershtareve të ketij krimi.

Ju siguroj se SPAK-u nuk do të arrije të behet nje telenovele, sepse ne nuk kemi kohe të tepert të merremi më me kete perralle idjote.

Ky popull qe u mbush per shume vite me perrallen SPAK, duhet t’a kuptoje me me fund se, drejtesine e vertete e do vetem ai dhe i duhet vetem atij, larg nga pazari i cdo politike.

Nuk mund të votoje dhe kerkoje drejtesi nje politike e korruptuar deri në qelize, nje politike qe pushtetin e konsideron si biznes, si prone, si të drejte morale për të zhvatur e vjedhur qofte edhe me ligje qe i miraton në favor të zhvatjes, dhe qe ka rene vete koke e kembe në pozitat e krimit dhe antishtetit.

Ky popull duhet t’a marre drejtesine në duart e tij, perndryshe do t’a marre lumi.

Ky popull duhet qe të cohet i gjithi dhe të kthehet në nje organ akuze.

Kur institucionet heshtin, tradhetojne ose deshtojne, atehere flet vetem sovrani.

Drejtesi nuk eshte vetem të aprovosh nga FB apo të mos besh shkelje ligjore, por mbi të gjitha, të perballesh me padrejtesine, pavaresisht se nga kush kryhet ajo.

Vetem keshtu mund të ngrihemi nga pozitat e poshterimit ku jemi katandisur prej kesaj politike.

Drejtesi eshte t’i thuash NDAL cdo lloj talljeje të metejshme nga politika, qe si alternative ofron vetem padrejtesine, duke mos lene asnje mundesi as të imagjinohet, qofte edhe nje rast i vetem drejtesie.

Drejtesia sot, se pari duhet të vije për kete vend e kete popull, duke i kthyer ketij vendi pronarin e ligjshem, qe eshte populli dhe jo partite banda pengmarrese.

Drejtesi do të thote të clirosh kete vend e kete popull nga nje pushtim i krimit të drejtuar nga politika.

Drejtesi do të thote largim të frikes nga krimi e politika dhe kthimin e frikes nga drejtesia të cdo lloj krimi.

E drejta fiton vetem kur perkrahet nga forca.

E drejta do të fitoje vetem kur të pranohet dhe perkrahet nga shumica, nga populli.

Kush aspiron për drejtesi eshte i ftuar t’i bashkohet nje Levizjeje të Vertete për Drejtesi, efektive, të pameshirshme kunder krimit dhe aspiruese për nje shtet të se drejtes, ku të sundoje ligji dhe ai të jete i barabarte për të gjithe.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.