5.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Rudi Berisha

ADEMI I MADHE QË JETOI PËRHERË I VOGËL

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe i ulur

Adem Demaçi, bëri vepra të mëdha, por sa i vogël dhe i thjeshtë jetoi trimi. I doli në ballë armikut serbo-sllavë, nuk u dorëzuar kurrë.

Vuajti në burgje të rënda gjatë, por i mbijetoj dhe torturave të ashpra të armiqve dhe i duroi, i fali dhe argatët e Serbisë (Ademi, nuk ishte hakmarrës, dëshmitarët shqiptar që dëshmuan kundër tij, ai i la në paqe).
Adem Demaçi, ishte i bindur në fitore, ishte i bindur në liri, ishe i bindur se vetëm me luftë çlirohet Kosova. Ademi, u vu në krye të UÇK-së, ai qëndroi stoik dhe syshqiponje, duke mbrojtur atdheun, duke qenë luftëtar i denjët i atdheut.
Ademi Demaçi, njeri i madh, por gjithë jetën e tij e jetoi duke qenë modest dhe duke qenë më këmbë në tokë. Ademi, nuk u hutua nga fama e madhe, por ai jetoi më plagët e popullit, më dashuri për popullin, më bindje për bashkimin kombëtare dhe jetoi e u mbulua në ditën e fundit të jetës më flamurin kuq e zi.
Nderime Adem Demaçi. Nderime o vigani i mëmëdheut, heroi i tokës së Shqipërisë!

# Rudi Berisha

“””””””””””””””””

NUK KA MUNDËSI TË MENDOSH PËR TË BËRË KRIM
E TË PËRFUNDOSH DUKE BËRË BAMIRËSI
Nga: Rudi Berisha
Sot në shoqërinë shqiptare edukimi i fëmijëve është i mangët. Shumë fëmijë janë duke u rritur nën presion mendor, nën dhunë familjare dhe nën tortura thuaj ‘’çnjerëzore’’, nga prindër të keq dhe dhunues.
Të tillët fëmijë kur po rriten, ata po bëhen dhunues, besa po kalojnë një shkallë më lartë, ata po bëhen vrasës të grave. Një dukuri e rënd është e theksuar në ditët që ne po i jetojmë, shumë gra janë vrarë nga fëmijë të bërë ‘’ burra’’, të edukuar keq dhe në forma shumë të shëmtuara, të tillët vrasin në formë më çnjerëzore që është e mundur, por vrasin gjininë e butë, të dashur, të qetë dhe të pambrojtur, vrasin gratë.
Sot si shoqëri shqiptare jemi zhveshur thuaj tërësisht nga disa vlera që i kemi pasur në të kaluarën, disa gjëra që kanë qenë vlera i ke kthyer si pavlerë, ndërsa disa gjëra që kanë qenë të pavlera i kemi bërë si vlerë. Sot ne si shoqëri shqiptare jemi në një krizë identitetit, jemi në një krizë për të ruajtur disa norma që të paktën na e garantojnë jetën, në veçanti sigurojnë jetën e gruas.
Kemi ardhur në një përfundim, të kërkojmë vetëm sigurinë e jetës, kjo është akoma më e rënd dhe e shëmtuar, kur në rendin demokratik dhe në kohën e civilizimit në të kërkojmë drejtën për të jetuar të lirë, pa frikë dhe të jetojmë në paqe, kur shoqëritë tjera kanë kaluar në avancim dhe në arritje qoftë profesionale dhe atë në fushën teknologjike. Sot shoqëritë tjera kanë lëvizur shumë përpara, ndërsa ne ende jemi të termi ‘’duam liri, duam siguri për të jetuar’’.
Kjo e drejtë është e garantuar nga Zoti dhe e sforcuar nga ligji. Por organet ligjvënëse në disa raste kanë dështuar që të na sigurojnë jetën, të na mbrojnë nga ata kriminel dhe keqbërës, që në mendjet e tyre dhe në shpirtin e tyre është vetëm urrejtja dhe skema e krimit.
Kjo gjendje dhe kjo vorbull që jemi sot ne si shoqëri, nuk ndryshon vetëm duke u munduar të sforcojmë ose të zbatojmë ligjin, por kjo kërkon nga shoqëria një trajtim me të thellë, që duhet menjëherë të intervenojmë, në edukimin e mirëfilltë në fëmijët tanë, duke filluar nga familja, edukimi i mirë dhe trajtim të duhur në çerdhe, pastaj në parashkollor, në shkolla e duke arritur deri në institucionin më të lartë universitarë.
Disa prindër dhunës, ose që kanë dhunë në familje, fëmija do ketë pasoja me pas. Disa edukatore që dhunojnë fëmijët, ata fëmijë mbesin me pas më trauma dhe janë me afër që të jenë vet dhunues ose dhe vrasës, disa mësimdhënës që janë agresiv-dhunues, ngacmues seksual dhe maniak, këta fëmijë-nxënës që kanë qenë të ngacmuar, dhunuar nga një i tillë ‘’mësimdhënës’’ do rriten me pasoja dhe disa profesor të pa edukuar dhe me standardin e një patriarkali janë zinxhiri i keq-edukimit të brezave tanë në shoqërinë tonë shqiptare.
Sot shoqëria jonë për fatin e keq është zhveshur një ndjeja, emocioni njerëzore. Kur njeriu zhveshët nga ndjenja njerëzore, ai ka vetëm trup njeriu, por mendje të hekurt ose robotike. Ai do bëj dhunë, vrasje sepse i mungon ana e ndjenjës njerëzore dhe ajo që e mban njeriun në stabilitetin dhe frymën e një njeriu.
Të edukuar dhe në veshjen njerëzore, është ndjeja e të kuptuarit logjikshëm, se cili është misioni i tij (njeriut) në tokë, për çka ka ardhur në këtë tokë? –Njeriu në këtë toka është sjellë si një këmbëz dhe një qenie e krijuar në mënyrën me të mirë dhe me të drejtë, një qenie që ka mendje për të logjikuar, ka emocione për të frenuar vetën në rastet e tij të gabimit, ka mendje për të reflektuar për kërkim falje në raste se gabon dhe lëndon të tjetër. Njeriu është ngritja, përsosmëria dhe i dalluar nga të gjitha krijesat në tokë, i cili flet, dëgjon, mendon, vepron dhe i cili ka shqisa dhe mendje për të ndarë të mirën nga e keqja dhe të keqen nga e mira.
Njeriu gjërat e këqija i ndan nga të mirat, vetëm kur ka arsye të shendosh të logjikes dhe mendjes për t’i menduar (vetëm kur i peshon në peshoren e zemrës së tij). Në momentin që logjika e njeriut e humb arsyen e të menduar drejt, ai vepron dhunshme, bënë dhunë, bënë vrasje sepse logjika e tij, veshët e tij, dhe sytë e tij nuk shikojmë më asgjë, ai në qenien e tij ka krijuar skemën e krimit, ai në unin e tij dhe në mendjen e tij e mendon vetëm si të kryej krimin (të vrasë sa ma shpejt atë qe ka vu në shënjestër). Të tillë njerëz ka raste që janë dhe të sëmur mendërisht dhe nuk kanë marr trajtim të duhur mjekësor (kjo duhet vërtetuar dhe konstatuar nga mjekësia e fushës).
Mendimet e errëta, mendimet negative, mendimet kriminale të çojnë në fushën e krimit. Nuk ka mundësi të mendosh për të bërë krim, e të përfundosh duke bërë bamirësi. Ai që në mendje ka krimin, ai do bëhet kriminel, ai që në mendje ka dashurinë për njerëzimin, ai do dhuroj vetëm dashuri e gjithë njerëzimit. Ka rëndësi shumë se si ne mendojmë, nga të menduarit tonë ne edhe veprojmë në praktikën e jetës (jetojmë gjatë jetës, verojmë në jetë).
Shoqëria jonë duhet ndërruar mënyrën e të menduarit, kjo arrihet duke filluar nga fëmijët tanë, nga ata që janë ende të pa djallëzuar dhe me mendje të pa shkruar për ditët e jetës, në mendje të tyre të fusim ushqimin më cilësor që është e mundur. Kjo donë përkushtim, duhet të rritet fusha e psikologjisë, të krijohen kushte dhe mekanizma që nuhasin gjendjen shpirtërore, emocionale, njerëzore tek fëmijët tanë, tek fëmijët që të vegjël, në shkolla në ciklin ulët e deri tek ai i lartë. Nëse nuk marrim masa të shpejta, radikale nesër do jetë vonë, shoqëria jonë do jetë në një betejë të humbur, ku nuk do ketë identitet fare, por do jetë e zhveshur nga humaniteti dhe ndjenja njerëzore…
-Ne si shoqëri duhet të jemi shoqëri që reagojmë shpejt dhe drejtë. Duhet që reagimi jonë të jetë i edukuar dhe duke ruajtur gjuhën tonë, jo të bëhet reagimi jonë me kriminal se vepra që është kryer nga krimineli. Nuk guxojmë që reagimi jonë të kalojnë në ‘’vepër’’ fyese, denigruese e kriminale, komenti jonë të tregojnë vërtetë anën e errët, fytyrën tonë të vërtetë. Ca komente nga shoqëria janë të rënda, ekstremiste, kriminale, ata /ato duke dënuar krimin, tregojnë që dhe vetë me fjalët e tyre janë me kriminel se kriminelet. Ne si shoqëri reagimet duhet t’i bëjmë si një grup elitar i shoqërisë tonë.
Lutemi për një ditë ma të mirë!
I juaji Rudi Berisha
Dardani, 2 dhjetor 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.