Vargje nga Rudi Berisha * 9 *
––––––––––––––––––––
SHQIPËRI NJË LULE PËR ÇAMËRI !
( Në kujtim të Masakrës s’ Selanit të marsit të
vitit 1913- dhjet, nisja e gjenocidit në Çamëri )
Në marsin e përgjakur në Çamëri
Grekët na mohuan gjuhën shqipe
Identitetin tonë e mohuan të marrit
Çamëria është zemra jonë e Shqipërisë
Atje u arrestuan shumë burra çamë
I lidhen dhe masakruan shovinistet grek
Kriminelet u mbrojtën nga vet grekët
Ca shtete të Evropës heshtën për Shqiptarë
Shekuj më ke borxh Evropë të vërtetën
Greqia heshti përballë masakrës çame
Shqiptar mos harroni tokën e Çamërisë
Një lule për Çamërinë më sjell në Janinë
Dielli e humbi nxehtësinë atje në Çamëri
Në përroin e Selanit burrat i masakruan
Në vitin 1913-dhjet kohë e lidhur padrejtësi
Akoma Evropa heshtë për tokën n’ Çamëri
Më dhunë i larguan çamët nga toka e vet
Gjuhën na ndaluan barbarët shovinist-grek
E kishin frikë gjuhën shqipe të Perëndisë
Çeta terroriste u organizuan në tokë t’ Çamërisë
Shovinistet grek akoma bëjnë padrejtësi
Në luftë juridike është gjatë më Shqipëri
Tani koha ka ardhur tokën më e kthye
Evropa të thotë të vërtetën për Çamëri
Një lule për ty vëlla çamë në Çamëri
Aromën e tyre e ndjej e liria po vie
Kalorësit janë nisë për të sjell nuse
Do mbulojmë më duvakun e nusërisë
Çamëri të puthsha plagën tënde Çamëri
Flamurin e Kuq e Zi të ngjisë në Himarë
Të mos valoj flamuri grek në tokën çame
Këtu-atje është përjetë Çamëri një Shqipëri
Rudi Berisha *
––––––––––––––––––––
Prishtinë, më 5 Dhjetor 2016
“”””””””””””””””””””””””””””
LUMI KALAMA M’I SHËRON PLAGËT
(ÇAMËRI-LUMI TIAMIS)
Uji i Lumit rrjedh si lotët nga sytë tan
Shtigjeve të faqeve tona të vyshkura
Nga dhimbja e malli për vendlindjen
Për tokën e bekuar të Çamërisë shqipe.
Lumi Kalama m’i shëron plagët e mia
Sa herë atë ujë e kam prekur me trup tim
E disa herë aty ka pirë ujë qe të shuaj etjen
Me atë ujë dua të më pastrojnë pas vdekjes.
Kaloja shtigje të dendura për të arritur tek Lumi
Atje afër Lumit Kalama desha t’i qetësoi dhimbjet
Aty disa herë lotët e mija më janë bashkuar me ujin
Më ujin e lumit ku shqiponjat fluturonin mbi dallgë.
Kam mbetur zemërthyer e shpirt i vrarë nga moti
Disa herë i harruar nga të gjithë ata që flasin shqip
Por diellin unë e kam shikuar me sy të përlotur
Serish kam nisur rrugë për të shkuar në Çamëri.
Lumi Kalama rrjedh ujin përditë të pastër si kristal
Ai ujë ka rrit rrjedhën se është bashkuar me gjak
Me gjakun e trupit të çamëve të mi të tokës Çamëri
Që i dëbuan me dhunë e i pushkatuan grekët faqezi.
––––––––––––––––––––
© RUDI BERISHA
Prishtinë, 05 dhjetor 2022