2.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Rudina Muharremi Beja

 

EJA

Dridhet me dridhjen deri në molisje,
e mira nënë
Thyer më dysh struket në lutje
e ty të lyp.

Gjithçka do t’ falte sikur dhe një herë,
Xhamit të lagësht t’i shfaqesh sonte,
Deri n’ mëngjes të përqafonte aromën tënde.

Dridhet me dridhjen kapakut mbyllur.
Eshtë e gjatë nata pa ty.
Nyjë e mallit lidhur fytit,
Një gur në vend të zemrës.
Shfaqu sonte…
Eja me krahët e erës,
Struku ëndrrës!

Eja me krah flutrash
në frymë të furtunës,
Brenda një reje
a në vetull t’ hënës.

Eja,
Ngrohja zemrën tinëz nënës…
E pastaj shko,
Ndriço ndër yj
E kur rrebesh i lotit të mbarojë,
Me ylberë qiejt lyj!

26/01/2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.