Po shifja një dokumentar të para pak ditëve, për “Mentorin e Nderit”, Ndoc Mulaj ku zëri i folëses Shpresa Ukcamaj më emocionoi.
Çdo Shqiptar e ka dëgjuar mijëra herë zërin brilant të kësaj gruaje trupvogël por gjigande në profesionin e saj.
Koha më dërgoi në vitet e largëta të rinisë time kur e takova për herë të parë këtë emblemë të zërit.
Në Fakultetin ku studioja shkova në sekretarinë e tij, dhe aty më pyeti njëra nga zonjat me një dialekt nga Jugu por të artikuluar me një të folur tipike malsorçe dhe më pyeti : – Nga të kemi more kollomoq djali?
Prej Nikaj – Mërturit iu përgjigja.
Hajde të përqafoj se jam nuse në Nikaj – Mërtur mu përgjigj.
E pyeta: – Zërin ta kam dëgjuar mijëra herë, por pa s’të kam asnjë herë.
Buzëqeshi dhe mu drejtua me ëmbëlsi more bir, se me e pasë edhe pamjen si zanin do më njihte gjithkush.
Ky ishte impresioni i parë me spikeren më brilante të Radiotelevizionit Shqiptar, gruan e “Ambasadorit” të vlerave të N – M, regjizorin, skenaristin, poetin, telekronistin ” Mjeshtërin e Madh” Ndue Ukcamleka.
Mijëra dokumentarë, filma, emisione etj, janë ndërtuar me zërin e rrallë të kësaj gruaje të famshme të zërit dhe prezantimit.
Në kohë të tjera e denjē për të prezantuar San – Remon dhe Eurovizionin.
E po të kishte në krah Gaz Gjokën e Artan Malajn do ua kalonte edhe më të famshmeve të globit.
Potenca, artikulimi perfekt, ngjyrimi i artë i zërit të saj e bëjnë Shpresa Ukcamën gruan e shekullit në aftësinë e saj të të folurit skenik.
Kjo pasuri e artë e N – M edhe para pak ditësh shkëlqen në dokumentarin e Sokol Qokajt “Dragoni i Munellës”.
Sa pasuri ka N – M dhe sa njerëz me klas i japin shkëlqim kësaj treve.
Mentorin Ndoc Mulaj sa jetoj e merrnin dhe shoqëronte, Mentorët dhe Spelologët më të mirë të botës në eksplorimet e tyre, ndërsa të mençurit e sotëm pyesin veterinarët për Projektet Turistike.
Artan Malajn sa jetoi në Shqipëri e merrte regjisori Anagnosti si as/regjizor, dhe regjizorët më të mëdhenj të Europës e ftonin në Co – produksionet e tyre ndërsa bashkrahinasit e vet nuk denjonin ta ftonin regjizorin e mbi 100 filmave.
Gazetarët e shquar të tv më të famshme në Shqipëri Klod Zhivanin e TOP- it, Bernard Pecnikajn e tv Klan, Luljeta Progni që Europa e ngriti në piedistal, gazetat zonale drejtohen nga oficera artilerie etj.
Ky është zullumi ynë, përherë e kapim tek të trashët.
Kur do vijë ajo ditë që vlerat të ulen në poltronet e nderit në N – M?