ASGJE NUK ESHTE E PAPRITUR NGA RUSIA.
Sot jam nje ukrainas. Askush nuk mund te pretendoje e te ndjehet komod me ekzistencen e tij duke bere sehir me rrezikun kanoses te ekzistences te tjetrit.
Per opinionin e gjere perendimor, nderhyrja ushtarake ruse ne Ukraine u pa si diçka e pa hamendesueshme. Ndaj dhe te gjithe drejtojne gishtin nga Putini dhe askush nuk sheh pertej Putinit. Puntini eshte akti, eshte veprimi, ndersa mendimi qe udheheq aktin eshte rus, eshte fryme dhe kulture nacionaliste ruse e qe, ne esence, do te thote kunder. Kunder kujt? Kunder gjithmbare e gjthçmos.

Kete fryme e gjejme edhe te personalitete shume te njohur te mendimit e te kultures ruse. N. V. Gogol, i viteve ‘800, profetizononte ate kohe keshtu: “Europa nuk do te vije më te ne per te blere konop e pasterma derri, por dije e cila nuk shitet më ne tregjet europiane.”
Ky intelektual rus flet per krize mendimi e kulture per Europen jashte rusise pikerisht per periudhen e Hegelit, Kantit, Shopenaurit, Gëtes Hygoit, V. Gogut, Monet e qindra te tjere, veprat e te cileve edhe sot jane ” mall” i perzgjedhur ne tregun boteror te dijes, kultures dhe artit. Qarte! Per “Gogolin” rus nuk vlen asgje jo ruse, perkundrazi duhet te perçmohet.
Ndryshe nga Gogoli, te Dostojevski gjejme nje medim ofensiv. “E verteta, thote ai, eshte vetem një dhe, per rrjedhoje, vetem nje popull nder gjithe popujt e tjere mund te kete Zotin e vertete. I vetmi popull mbajtes dhe sjelles i Zotit(te vertetes një) eshte populli rus.” Kujt ia thote kete? Ia thote atyre popujve kristiane qe pranuan zyrtarisht Zotin (një) 700 vite para ruseve. Nuk mund t’ua thote kete as popujve myslimane, te cilet pranuan Zotin(te vertete një) reth 300 vite para ruseve.
Kjo fryme nazionaliste e elites intelektuale ruse u atrofizua ne periudhen e BS. Udhehiqte idea “proletare te te gjithe vendeve bahkohuni.”
Pas shperberjes te BS., u ringjall fryma e vjeter imperiale, nacional-revanshiste ruse.
Filozofi Aleksander Gugin, me nje rreth te gjere intelektualesh rreth tij, ka kohe qe ka parashtruar platformen ideologjike te “neobolshevizmit jo material” , te “bolshevizmit te djathte euroaziatik.” Nje ide krejtesisht e hershme mbi nje retorike te re.
Cila eshte ideja e vjeter? Kjo gjen shprehje te drejteperdrejte kur dikush prej tyre kerkon qe shqiponja dykrenore ruse, me njeren koke duhet te qendroj mbi Europe.
SHQIPONJA DYKRENORE PERANDORAKE RUSE
Kur e sajuan ruset shqiponjen dykrenore dhe pse?
Pas renies te Kostandinapulit(perandorise Bizantine) Ivan i lll, princi i Moskes, martohet me Zoe Paleologun – mbesen e perandorit bizantin Costandini Xl, ne v. 1472. Fill pas martese, princi Ivan i atribon vetes titullin Car dhe adapton simbolin e shqiponjes me dy koke. Kjo nuk ishte thjeshte tekë e tij. Mbeshtetej kryesisht mbi nje platforme ideologjike te formuluar qysh pas renies te Kostandinapulit e qe permbante idene e “Romes tretë” me qender Mosken perandorake dhe si epiqender kristiane-ortodokse. “Dy Roma kane rënë, një e trete eshte, te katërt nuk do te kete”, ishte boshti i platformes, i asaj platforme qe sot ringjyroset si neobolshevizem euroaziatik me qender Mosken.
Kesisoj, çdo gje qe ben Rusia ndaj popujve te tjere, nuk eshte e papritur. E ka të thënë dhe te shkruar. Kush ndjehet i befasuar, o shtiret, o eshte i marrë, ose mendon si Nasradini: “larg bythes time.