16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Safet Hyseni

 

Heroikisht bien në Luftë edhe këto dëshmor.L'immagine può contenere: 3 persone, il seguente testo "Mefaili vogël-Mefaili madh-Begzat Vuli"

Ndër luftëtarët më të dalluar në radhët e “Ballit kombëtarë” nga fshati Kastriot kanë qenë Shefki Jagodini i cili vritet në luftën që është e njohur si lufta “Ballë-për-Ballë” në Kërçovë në vitin 1943 bashkë me Nuredin Elezin i cili po ashtu vritet në këtë luftë. Një tjetër luftëtar nga Sërbica që bie heroikisht te kazerma është edhe Ismail Imeri-Qaushi në vitin 1943 (apo Malja i Gjatë).L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta e spazio all'aperto
Një ndër udhëheqësit e kryengritjes kundër bullgarëve ka qenë edhe Mefmedali Ballazhi i njohur si Sefedin Kërçova i cili vritet në vitin 1941 në Kërçovë.
Luftëtar të tjera nga Kastrioti në radhët e Ballit kanë qenë edhe Shaqet Hajdini, Mustafa Adili, Halim Kadriu, Nexhbedin Miftari, Rexhep Demiri, Fazli Bekteshi etj.
Nga Kastrioti në fillim të vitit 1941 kundër bullgarëve ka luftuar Medin Aliu i cili ka rënë në luftë po në këtë vit.
Nga Kastrioti te varreza e Gështenjave janë pushkatuar edhe Hasan Hasani dhe Imet Limanin.
Nga Cërvica, në luftën “Ballë-për-Ballë” të vitit 1943 te stacioni i vjetër i trenit bie heroikisht edhe Ramazan Mislimi bashkë me Hazem Veli Llani nga Kollara. Ramazan Mislimi ishte djalë i ri por ishte edhe kushëri i Mefail Shehut. Si luftëtarë të Ballit në luftë ranë edhe Rexhep Çeliku 21 vjeçar në Popojan, Vaid Çeliku rreth 28 vjeçar te Gështenjat, Adem Ballazhi 34 vjeçar ka rënë dëshmor afër malit.
Prej Cërvice në Gostivar janë pushkatuar Brahim dhe Rrafman Ballazhi vëllezër të dy të ri.
Begzat Vuli i cili udhëhoqi luftën “Ballë-për-Ballë” ka rënë te xhamia duke ngrit flamurin e fitores, Nuredin Elezi te tregu i kafshëve, Shefki Jagodini dhe Neshati prej Zhubrine janë pushkatuar në shesh të qytetit pasi që zihen nga partizanët.
Në luftën “Ballë-për-Ballë” nga Garana vritet luftëtari Medin Letniku, si dhe Habib Kaleshi nga Kaleshet i cili jetonte në fshatin Llagje.
Nga Zhubrina, në vitin 1941 nga partizanët pushkatohen Mazllam Tafallari, Demir Pinjolli dhe Emrulla Pinjolli.L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano
Nga Premka Afmet Zylbehari, Sulejman Zylbehari, Isa Sadiku, Jusuf M. Sadiku, Idriz S. Sadiku, Sheza Rakipi, Ali I. Sadiku, Rakip Rakipi dhe Feto Rakipi.
Kur ndodh lufta Ballë për Ballë Dy Mefailat kanë qenë në luftë bashkë me Xhemë Gostivarin në rrethinat e Shkupit.L'immagine può contenere: 2 persone, persone sedute e spazio all'aperto Partizanët pasi e marrin këtë informacion me tre Brigada sulmojnë Kërçovën prej të cilave dy Brigada malazeze që depërtojnë nga perëndimi gati përgjysmohen. Dëshmitarët thonë se cdo hap ka pasur nga një të rënë. Në perëndim ka luftuar Halim Sali Raxha i cili thonë që kur Lufta ka përfunduar nuk është njohur nga bashkëluftëtarët nga tymi i mitralozit. Në këtë luftë Balli Kombëtar humb luftëtarët më të mirë por partizanët ndahen keq me tre Brigada të përgjysmuara.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.