MARTIRIT TË LIRISË
(Orhan Xh. Osmanit, vrarë nga barbaria
serbe, më 26 mars 1999, në fsh.Krushē
e Madhe)
Ishim bashkë, o yll drite që shkēlqen,
Në të njëjtin vend në Krushë të Madhe.
Sot një dhembje e thellë më djeg…
Sikur ta dija që po vinin për të të vrarë!
I buzëqeshur siç ishe, se dije frikën,
Me pranverën bleronin sytë e tu.
Dora vrastare trupin tēnd e këputi,
Zemrim i ngricave e dogji përgjithnjē.
Ti,në yll u shndërrove ,Orhan o trim!
U ngjite lartësive të na japësh dritë.
Terrin e robërise nuk e durove,
Me gjakun tënd, zemër i dhe lirisë!