
Një pikëz loti vëzëllin.
Nën qerpikun me rimel.
Si bulëz vese mbi trëndafil.
Kur rrezja e agimit sapo e dhel.
Zemra dergjet në vetmi.
Shpirtit gjysma i mungon.
Syri derdh në poezi.
Mallin që e përvëlon..!
Sajmir Çoku 25-Maj-2022
“””””””””””””””””””””””””””””
Unë dhe ti..
Jemi si gjysmat e një molle.
Njëra e ëmbël tjetra e thartë.
Veç ndër ëndërra bëhemi prore.
Një e plotë të dy çdo natë
Sajmir Çoku 22-Prill-2022
“”””””””””””””””””””””””””””””””
Çast trishtimi..
Orë e çast endet trishtimi.
Në shpirtin e rraskapitur.
Ndër sy përvëlohet kujtimi.
Buzët lëpin loti i kripur..
Sajmir Çoku 04-Dhjetor-2022
“””””””””””””””””””””””””””
Çast trishtimi..
Orë e çast endet trishtimi.
Në shpirtin e rraskapitur.
Ndër sy përvëlohet kujtimi.
Buzët lëpin loti i kripur..
Sajmir Çoku 04-Dhjetor-2022