14.5 C
Tiranë
E premte, 20 Shtator 2024

Sava Fezga Branko

Ti eja

Je mbledhur filiz nën guackë,

Mbirë mes gurëve në rrëpirē,

Pa kujdesje e përkëdheljet e kohes,

Shfaqesh ēmbël në çdo stinë.

Tek ty vijnë shpesh t’prekin nga dalë,
Por dallgēt që përplasen çmëndurisht,
Duan t’gllabërojnë sa herë që munden,
Por ti shmangesh me zgjuarsi.
Koha kalonë ti pret e vetme,
Në qoshkun e dritave pa ndriçim,
Numēron yjet matan horizontit,
Dhe se edi që janē pafundesi.
Sa herë fjalët e bukura lëshon pa kandarë,
A thua që bota është veç për të,
Ti gënjen veten edhe të tjerët,
Se detin,kos e ke bo me fjalë .
Ti vetem eja se pritja ështē dhimbje,
Ashtu si flaka gjith tokën përshkon,
E zhurriti e thau e vyshku mes gjetheve,
Aspak si dha jetë se as vet nuk ka.

Je rritur mes mjergullës së kohës ,

Se jeta për ju mjergull ka qënë,

Se fshivr erësirën që dielli të hynte,

Shkëlqimin e ngrohtë të depërtonte.

Sava Fezga Branko

Të drejtat e rezervuara.

5/08/2021

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Lozonjaria

Tek ecte lozonjaria mbi rërë e nxehtë,
Mbi trupin e nxirrë gërsheti zgjatej,
Me kokën pêrpjet e di se e shohim,
Dy sy tinzar sa se gllabëronin.
Në breg si pa dashur ai zgjati këmbën,
Lozonjaria e bukur në ajër fluturoj ,
U plas mes dallgëve në breg të detit,
Ciklat e ujit u përhapën si retë.
E vrap zgjati duart tinzari rebel,
Në krah i mbështolli të bukrat hire,
Ndjeu se bota ju rrotullua pran vetes,
I mahnitur mbeti e duar ju mpinë.
Ju hakrrua e bukura sa e bëri të dridhet ,
Duar e fëlliqura i paske mor djalë,
Sot lëndove mua por neser si dihet
Jot motër më keq nga unë do pësoj

Pastaj lozonjara u hodh të notonte ,

Me dallgët e detit u bë një meto,

Krahët i hapte si siren dukej,

Shkëlqimin mbi valë ajo rezatonte.

Sava Fezga Branko

Të drejtat e rezervuara.

4/08/3021

Carpe Dien.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.