9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

S’dua lule, por një fjalë të mirë

Shkruar nga IRMA KURTI

S’dua lule, por një fjalë të mirë

° Askush nuk mund ta kuptojë se ç’do të thotë të jetosh në një qytet si Bergamo në këtë kohë. Nuk e kam fjalën për rrugët e shkreta, për mungesën e zërave të fëmijëve, të të rriturve, as për qetësinë absolute që të përcjell trishtim, por për atë buletin lufte që s’na lë të mbyllim sy natën, për ato shtretër në terapinë intensive të spitalit që mungojnë, për varrezat që nuk kanë më vend për t’u dhënë strehën e fundit atyre që nuk e fitojnë betejën me Coronavirus.
Sot, me rastin e datëlindjes sime, s’dua lule, dhurata, qirinj sepse s’mund të bëhem dot pjesë e gëzimit, e entuziazmit të zhurmshëm, sepse ndihem larg atmosferës festive. Urimi më i bukur për mua do të ishte një fjalë e mirë për qytetin tim dhe më gjerë, që gjithçka të kalojë sa më shpejt, një fjalë e ngrohtë, një ngushëllim për ata njerëz që u nisën në udhëtimin pa kthim me lamtumira të padhëna, me përkëdhelje të munguara dhe lot të paderdhur…

(Lexoni shkrimin e plotë në portalin Albspirit)

Non voglio fiori, ma una buona parola…

° Nessuno può capire cosa significhi vivere in una città come Bergamo in questo momento. Non parlo delle strade desolate, della mancanza delle voci di bambini e adulti, dell’assoluta tranquillità che ti trasmette tristezza, ma di quel bollettino di guerra che non ci lascia dormire alla notte, di quei letti che non ci sono in terapia intensiva dell’ospedale, dei cimiteri che non hanno più spazio per dare l’ultimo rifugio a coloro che non vincono la battaglia contro il coronavirus.
Oggi, per il mio compleanno, non voglio fiori, regali, candele perché non posso far parte dell’entusiasmo, della felicità, perché mi sento lontano dall’atmosfera gioiosa. Il miglior augurio sarebbe una buona parola per la mia città e le altre, affinché tutto questo incubo passi rapidamente, una parola tenera, un conforto per tutte quelle persone che hanno intrapreso l’ultimo viaggio senza poter dire “addio” ai loro amori e affetti, senza ricevere e dare carezze, con mille lacrime non versate…

IRMA KURTI

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.