5.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Seferina Serani

Samiti ishte brilant, nje ngjarje nga me te rendesishmet per Shqiperine.
Falenderojme te gjithe kreret e Shteteve anetare qe na nderuan me pjesmarrjen e tyre dhe u garantojme se MIKPRITJA shqiptare, eshte ligj i vene nga vete ZEUSI, ne token e tij dhe ky ligj, ne Shqiperi ruhet me korrektesi te pacenueshme, nga askush.
Mirenjohje B.E. per kete vizite te mrekullueshme vlersimet e konstatimet qe ata bene, mbi situatat e deritashme dhe parashikimet drejt se ardhmes.
Ne e duam Europen dhe kemi nevoje, per te na mbeshtetur, mesuar dhe edukuar me normat e larta social shoqerore per ti sherbyer ketij planeti me devotshmeri dhe humanizem drejt progresit boteror. Keshtu, “nje e nga nje” te gjitha shtetet te ndihmojne njeri tjetrin duke vlersuar, stimuluar, por edhe kritikuar, si kjo foto.
Këpuca grisur ketu, me kujton Migjenin dhe “Lulin e vocerr” te tij. Kjo kembe qe ka veshur kete kepuce nuk do te ishte çudi te ishte nje Lul’ i vocerr shqiptar i epokes se komunizmit sepse edhe ne ate epoke, gjysma e popullit ishin me kepuce te grisura.
Dikur nje bir i malesise me kishte treguar se nga femijeria e tij, ne bjeshke, ai si nje “Lul’ I vocerr” i epokes komuniste, kujtonte vetem te ftohtin e tmerrshem qe kishin kembet e tij te njoma feminore, prej kepuceve te grisura, te mbajtura me pare nga vellezerit e tij me te rritur, se ishin tejet te varfer.
Ata jetonin vetem me nenen e tyre qe mundohej duke punuar nga mengjesi ne darke per te rritur 9 femije jetime, pa baba dhe ishin te pambrojtur.
Mbaj mend se kjo “traume” e tij, me kishte merzitur pa mase per faktin, se femijeria duhet te kete kujtime te bukura feminore, por jo, te ftohtin e hidhur dhe pamundesine totale, per ta perballuar apo eleminuar ate. Ai burre sot 41 vjeçar, vishet shume lluks nga kepucet e me thjesht nga kostumet, si rezultat i traumes feminore ndaj te ftohtit, te femijerise e vet.
Por, poseduesi i kesaj kepuce, nuk ka qene kurre nje personazh “migjenian”, si “Luli i vocerr”, sepse ai burre i kesaj kepuce eshte nje Kryetar Qeverie, nje Kryeminister europian i Shtetit te Hollandes, qe nuk ka jetuar kurre ne skamje dhe as i mungon paraja, per t’u veshur shtrenjte.
Kjo kepuce e grisur qe eshte realizuar mjeshterisht, sipas fotoreporterit te mirenjohur shqiptar, Armand Babani, i përket, Kryeministrit holandez, z. Mark Rutte.
Kjo kepuce e “grisur”, ka kapacitetin te qelloje me shqelm, meskinitetin, arrogancen dhe tangerllikun e pashoq, konkurent, deri ne ekstrem, te “ish-Lulave te vocerr” migjeniane, ose e thene shqeto, te grisamaneve shqiptare, qe po jetojne sot, ne nje delir lluksoz vrastar, perballe pjeses tjeter te popullit te vet, ekstremisht te varfer.
Kepuca e “grisur” e Kryeministrit hollandez, eshte “sinjali” qe Europa u’a solli ne dere dje, per t’ju treguar se, “ajo” qe ata kerkojne nga shqiptaret eshte “permbajtja e ndritur” dhe jo veshja e “luksuar” pra, karshilliku, qe shoqeria shqiptare i’a imponon cdo dite popullit shqiptar dhe me te njenjtin pasion, deshiron t’ua “imponoje” eshe europianeve si nje permbajtje cilesore. “Na fusni ne Europe se ne shqiptaret, ja,… shiheni edhe vete, jemi te veshur me marka “firmata” si ju dhe nuk kemi asnje ndryshim nga etika e veshjes suaj”.
Por Europa kerkon thjeshtesi ne veshje e madheshti ne permbajtjen cilesore qytetare.
Kjo e fundit, mungon thekshem ne Shqiperi.
I faleminderit Kryeministrit hollandez qe me kepucen e tij, te grisur shkeli ne tapetin e kuq shqiptar, per t’i dhene te kuptoje politikes dhe karshillikut te shfrenuar shqiptar, se nje Kryeminister me popull e shtet te fuqishem, nuk e ka per turp te veshi “kepuce te grisur”, pasi ajo qe ka rendesi, eshte MIREQENIA e garantuar ndaj popullit te Tij.
Respekt pa fund per Kryeministrin hollandez, Mark Rutte dhe per mesazhin madhor qe solli, me kepucen e “grisur” te tij.
SSS
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.